Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një grupi bufash të vegjël, duke e përdorur këtë moment për të ironizuar liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, përveç pamjeve të kafshëve të vogla, dëgjohen edhe deklaratat e Berishës në lidhje me listat zgjedhore, që janë shprehur përmes kritikave të tij ndaj qeverisë dhe procesit të zgjedhjeve.
Rama ka shtuar një mesazh të shkruar për të shoqëruar videon, duke e krahasuar situatën e Berishës me një "tunel madhështor të fitoreve imagjinare".
'Në listën e aleancës së Partisë Demokratike për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerën që kë ndodhur ndonjëherë. Koalicion i cili është faktor madhor, mbasi anëtarët e kësaj alenace përfaqësojnë mbi 26 % të votave të shqiptarëve.'- dëgjohet në video zëri i Berishës.
![]()
Ky postim i Kryeministrit Rama vjen disa orë pas ceremonisë solemne të inaugurimit të Tunelit të Murrizit në Dibër, një investim i rëndësishëm për infrastrukturën e vendit, dhe në prag të protestës që Berisha ka thirrur për nesër, kundër mbylljes së platformës TikTok.
Komente

