ITALI, Cortina d'Ampezzo - Skiatorja Lara Colturi e ka mbyllur me sukses lëshimin e parë në disiplinën Slalom, në garën e fundit për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026'. Italo-shqiptarja u nis e para dhe e mbylli lëshimin e parë me kohën 48.39 sekonda (vendi i 7-të momental), 1.26 sekonda pas Mikaela Shiffrin të SHBA-së e cila kryeson garën për momentin. Një kohë e mirë që e mban Larën brenda objektivit për medaljen e parë historike për Shqipërinë në një Olimpiadë Dimërore. Në këtë garë marrin pjesë 95 skiatore, me disa prej tyre që janë më të mirat në botë.
Në këtë disiplinë do të garojnë edhe tre skiatore të tjera shqiptare. Semire Dauti është e 78-ta në listën e lëshimit të parë, Lisa Brunga e 84-ta dhe Kiana Kryeziu e Kosovës e 85-ta. Në garën e sotme do marrin pjesë 95 skiatore.
Pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' në disiplinën e Slalomit Gjigant ku zuri vendin e 16-të, talentja kuqezi Lara Colturi rikthehet sërish në pistë këtë herë në garën e saj të preferuar, në disiplinën Slalom. Pritshmëritë janë të larta për një rezultat historik për Shqipërinë, ndërsa Colturi konsiderohet si një nga shpresat kryesore për medalje në këtë edicion të Olimpiadës Dimërore. Nëse do bënte diçka të tillë, italo-shqiptarja Lara Colturi do i sillte Shqipërisë të parën medalje historike në një Olimpiadë Dimërore.
Rezultatet LIVE
Kujtojmë se kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet nga katër sportistë në një Olimpiadë Dimërore. Skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti janë sportistët e Shqipërisë në 'Milano Cortina 2026', teksa Xhepa e ka mbyllur konkurrimin.
Sot të treja skiatoret kuqezi do zbresin në pistë për herë të fundit dhe do kërkojnë kualifikimin në lëshimin e dytë që zhvillohet pas mesditës.
Vijon...
, Lara Colturi (në mes) dhe Lisa Brunga në të djathtë të ekranit.jpg)
Semire Dauti (majtas), Lara Colturi (në mes) dhe Lisa Brunga në të djathtë të ekranit

Në një intervistë për “Olimpics.com”, Lara Colturi ka lënë të kuptohet se gjithçka që ka arritur nuk është një rastësi. Skiatorja e Shqipërisë ka lindur në një familje që adhuron këtë sport madje edhe ka shkruar një pjesë të historisë të këtij sporti.
“Këto janë Lojërat e para Olimpike Dimërore për mua, nëse do të heqim atë që kam bërë në barkun e mamasë sime (Toronto 2006)”, tha 19-vjeçarja për “Olimpics” kur pranon me krenari se është e bija e Daniela Ceccarellit (fitoi të artën në Super Slalomin Gjigant në “Salt Lake 2002”).
Tani Lara Colturi është krenare për atë që ka arritur pasi në 'Milano Cortina 2026' ku ka ndryshuar rolet me mamanë e saj, e cila është ajo që e pret tashmë në finish.
Komente








