Një person i kërkuar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë, i dënuar me 25 vite burg, si një nga skafistët e tragjedisë së 9 janarit 2004, u arrestua nga karabinierët italianë në Milano.
38-vjeçari Elton Latifi nga Vlora, u arrestua nga karabinierët italianë gjatë një kontrolli në zonën e njohur si qarku Xhambelino (Giambellino).
Latifi është dënuar nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006, për trafikim të klandestinëve. Në tentativë për të trafikuar rreth 40 persona drejt italisë me skaf, 21 prej tyre u mbytën në det ose morën plagë me djegie.
Personi i shumë kërkuar u arrestua gjatë një kontrolli rrugor. Ai iu ka dorëzuar dokumente identiteti, karbinierëve që sipas mediave italiane nuk i kanë bindur këta të fundit.
Gjatë verifikimit ato rezultuan të ishin false. Sipas mediave italiane, Latifi mbante me vete një leje qëndrimi greke. Sipas tyre, ajo ishte vjedhur e bardhë dhe më pas ishte flasifikuar me të dhënat e të njëjta të një pasaporte që ai mbante po me vete.
Pas krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve, policia italiane identifikoi të kërkuarin. Për këtë shkak ndaj tij u mor masa e arrestit. Latifi , pas ndalimit është izoluar në paraburgimin e San Vitores, në pritje të kërkesës për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Ndërkaq po ashtu në Itali, Latifi duhet të përgjigjet edhe për akuzat e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve. Më herët me pesë shkurt të këtij viti, policia arrestoi edhe dy punonjës policie, Leonel Begajn dhe Lirim Malajn. Ata dyshohet se kishin ndihmuar skafistin e zhdukur prej 11 vitesh të pajisej me pasaportë biometrike me emër tjetër, me qëllim për t’u larguar jashtë vendit.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO