MILANO - Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas, Petro Poroshenko filluan para pak minutash një takim në Milano, në praninë e liderëve kryesorë evropianë.
Dy presidentët u pritën nga kryeministri italian, Matteo Renzi në prefekturën e Milanos, në kuadër të samitit të ASEM-it, që u hap dje.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, François Hollande, kryeministri britanik, David Cameron dhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, ishin të pranishëm në këtë minisamit, i mbledhur për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë./ATSH/