Milano, tregjet evropiane bien pas dobësimit të papritur ekonomik të Gjermanisë

Një rënie e papritur në ekonominë gjermane, më e madhja në Evropë, ka shkaktuar sot trazira të mëdha në tregun financiar në Evropë. Produkti i Brendshëm Bruto i Gjermanisë (GDP) ka humbur 0,2 për qind në tremujorin e dytë në krahasim me tre muajt e parë të vitit, ndërkohë që edhe rezultatet e tjera ekonomike ishin më dobët nga sa priteshin. Po ashtu, edhe ekonomia e Francës është në stanjacion në të njëjtën periudhë, shtuar këtu edhe rikthimin në recesion të Italisë. Raportimet ekonomike në tërësi për rajonin kanë qenë të zymta, çka e treguan sot edhe tregjet financiare evropiane që rezultuan me më pak shitje. Pak pas mesditës, FTSE Mib e Italisë ishte minus 0,97 për qind në 19,347.19, ndërsa indeksi DAX në Gjermani ra me 0,29 për qind në 9,172.08. CAC në Paris ra me 0,46 për qind në 4,172.56 pikë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë