Milano, vrasje dhe trafik droge
34 vite burg për bosin shqipta
Gjykata e Monzas në Milano ka dënuar me 14 vjet burg për trafik droge, 28-vjeçarin shqiptar Alfred Kurtulaj, bosin e marijuanës dhe kokainës i cili ishte dënuar me parë me 20 vjet burg për vrasjen e një rivali në fushën e trafikut të drogës.
ITALI- Gjykata e Monzas në Milano ka dënuar me 14 vjet burg për trafik droge, 28-vjeçarin shqiptar Alfred Kurtulaj, bosin e marijuanës dhe kokainës në Milano i cili ishte dënuar në 2014-ën me 20 vjet burg për vrasjen e një rivali në fushën e trafikut të drogës.
Pas këtij vendimi 28 vjeçari Alfred Kurtulaj, rezident në Sesto San Giovanni, pjesë e një bande droge në Vlorë tashmë do të vuajë 34 vite burg.
I njohur me emrin Fred, sëbashku me bashkëfshatarin e tij, 30- vjeçarin Besar Bercaj, i njohur me emrin Pipino, ai ishte dënuar për vrasjen e kryer në 23 janar të 2014, të kalabrezit Pietro Mannisi 62 vjeç ose siç njihej ndryshe me nofkën "krokodili", i cili donte t’i shiste një marokeni një sasi kokaine me vlerë 40 mijë euro, me destinacion rrethinat e Milanos.
Marokeni kishte frikë nga Kurtulaj dhe e kishte paralajmëruar 62 vjeçarin, i cili u u vra në Milano, me dy plumba në ballë brenda makinës së tij. Kurtulaj konsiderohej si bosi i një bande droge në zonën e Sesto San Giovanni e Rozzano, por edhe në provincën e Vareses dhe Pavias.
Guardia fi Finanzia e Vareses e zbuloi bandën, duke ndjekur një ngarkesë droge nga Shqipëria në Saronno. Më 13 dhjetor 2013, u sekuestrua 31 kilogramë marijuanë e cila u zbulua në një automjet tip BMW në Arluno.
Pas një viti u krye operacioni i dytë, në bashkëpunim e Prokurorinë e Milanos, me ekzekutimin e 7 urdhër arresteve dhe sekuestrimin e 46 kilogramëve kakainë, 189 kg marijuanë e 5 heroinë si dhe 9 autovetura.
Së bashku me Kurtulaj ishte dënuar me 8 vjet e gjysmë një tjetër anëtar i bandës, Franco di Maio, 35 vjeç nga Sesto San Giovanni.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse
12 Janar, 16:06
-
Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)
12 Janar, 15:49
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun në Durrës, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Në 6 muaj trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03