Milatoviç i jep fund një epoke në Malin e Zi

Milatoviç i jep fund një epoke në Malin e Zi

Jakov Milatoviç

Në Malin e Zi, ish-ministri i Ekonomisë, Jakov Milatoviç, ka fituar qartë zgjedhjet e balotazhit për president. Kandidati 36-vjeçar i partisë "Europa tani!" ka arritur të marrë 60% të votave. Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç arriti të marrë vetëm 40% të votave. 61-vjeçari e uroi në natën e zgjedhjeve pasuesin e tij. "Rezultati është si është, dhe nganjëherë mund të humbasësh zgjedhje", tha Gjukanoviç në Podogoricë.

Fund i erës së Gjukanoviçit

Me humbjen e zgjedhjeve presidenciale nga Gjukanoviç merr fund një epokë në Malin e Zi, në të cilën presidenti aktual ka përcaktuar në masë të madhe politikën e shtetit të vogël ballkanas. Në vitin 2006 Gjukanoviç e pavarësoi Malin e Zi si pjesë të ish-republikës jugosllave dhe në vitin 2017 ia doli të anëtarësojë Malin e Zi në NATO. Vetë Gjukanoviç dhe partia e tij e socialistëve, DPS, janë akuzuar gjithmonë për korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar, por ata i kanë hedhur poshtë fajësimet.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Jakov Milatoviç, e ka vendosur luftën kundër kurrupsionit në fokus të programit të tij dhe ka premtuar një standard më të lartë jetese për qytetarët malazezë. Ai kërkon të forcojë marrëdhëniet e Malit të Zi si me fqinjen, Serbinë, ashtu edhe me BE-në. "Brenda 5 vjetësh ne do ta çojmë Malin e Zi në BE", ka premtuar Milatoviç. Në festimet e përkrahësve të tij, dëgjoheshin thirrjet "Milo, mori fund!".

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Milo Gjukanoviç mori numrin më të lartë të votave, por në balotazh nuk konsideroj si i preferuar. Rivalin e tij e mbështeti i gjithë kampi proserb në Malin e Zi, i cili në fillim doli vetë me disa kandidatë, mes tyre edhe partia e hapur proruse, Fronti Demokratik, DF. Presidenti, që zgjidhet çdo pesë vjet ka kompetenca protokollare në Malin e Zi, por në kohë krize ato konsiderohen të rëndësishme. Kështu tri ditë para zgjedhjeve presidenciale, Milo Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet parlamentare më 11 qershor./ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj