Milatoviç: Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur

Milatoviç: Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur

Jakov Milatoviç

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha të mërkurën se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, me pëlqimin e të gjitha partive.

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili humbi nga Millatoviq në zgjedhje, bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, dy ditë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 19 mars.

I pyetur për të komentuar nismën e kryeministrit Dritan Abazoviq për anulimin e dekreteve të presidentit aktual Millo Gjukanoviq, Millatoviq tha se e ka parë atë, por se për momentin nuk mund të thotë asgjë për këtë.

“Është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo duhet të jetë me pëlqimin e të gjitha partive. Dëshiroj të ndërpres praktikën e Gjukanoviqit, e cila ishte në prag të keqpërdorimit të sistemit. Gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u tha Millatoviq gazetarëve në Podgoricë, më 12 prill.

Ai theksoi se është e nevojshme të respektohet dekreti që është në ligjërisht në fuqi dhe i referohet zgjedhjeve, transmeton Beta.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë një përfundim për atë dekret dhe unë si president, nga 21 maji, do të veproj në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Dekreti është në fuqi, kalendari zgjedhor ka nisur të rrjedhë, listat dorëzohen deri më 16 maj. Kjo është situata”, tha Millatoviç.

Andrej Milloviq, një zyrtar i lartë i Lëvizjes “Evropa tani”, nënkryetar i së cilës është Millatoviq, tha se shumica e ekspertëve ligjorë pajtohen se presidenti i ri i zgjedhur nuk ka bazë ligjore për të rrëzuar vendimin e Gjukanoviqit për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për datën 11 qershor.

Gjykata Kushtetuese, pak ditë më parë, nuk vendosi për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjukanoviqit për shpërndarjen e Kuvendit, sepse tre gjyqtarë votuan pro dhe tre kundër propozimit për refuzimin e nismës, me arsyetimin se kjo instancë gjyqësore nuk është kompetente për të vlerësuar kushtetutshmërinë e akteve juridike individuale.

Më herët, deputetët e shumicës parlamentare, në nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit për shpërndarjen e Kuvendit, kërkuan që Gjykata, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, të urdhërojë pezullimin e ekzekutimit të të gjitha akteve apo veprimeve individuale të bazuara mbi dekretin e presidentit.

Abazoviq më pas ka theksuar një sërë akuzash kundër Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se gjyqtarët nuk duan ta mbrojnë rendin juridik. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë