Ajo thjesht nuk mund të ndalet.

Kur bëhet fjalë për ndonjë marrëzi dhe për të tërhequr vëmendjen Miley Cyrus padyshim është e para. 

20 vjeçarja vazhdon të provokojë me fotot e postuara në Twitter.  

miley cyrus

Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet në një pozicion provokues para mikut të saj Cheyne Thomas.

Për më tepër ajo ka nxjerrë edhe gishtin e mesit në mënyrë të paturpshme para aparatit fotografik.

Miley ka qenë një një klub nate së bashku me miqtë e saj.

miley cyrus

Në fillim të muajit ekstravagantja Cyrus promovoi albumin e ri Bangerz në këtë klab por këtë herë ishte atje për të dëgjuar reperin Ja Rule.

Sigurisht që kjo foto ishte shumë larg asaj zonjushës elegante që Miley prezantoi para të tjerëve në një event të organizuar, ku u shfaq me një fustan shik.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)