Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, i ka habitur të gjithë fansat me veprimin e saj të fundit në rrjetet sociale.Cyrus ka fshirë nga llogaria e saj në “Instagram” të gjitha postimet e bëra prej kohësh, dhe në foton e saj të profilit ka vendosur një sfond të zi.
Disa nga fansat e saj të shumtë në këtë rrjet social filluan ta vërenin se numri i fotografive të këngëtares kishte filluar të zvogëlohej vazhdimisht.
Por mëngjesin e ditës së sotme, i gjithë ‘albumi’ i mijëra postimeve është zhdukur krejtësisht. Tashmë mendohet se Miley mund ta ketë bërë këtë për shkak të ndonjë projekti të ri muzikor.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm përdor një metodë të tillë. Cyrus, është rritur duke qenë në qendër të vëmendjes, pasi vjen nga një familje që ka të bëjë me showbizin, dhe është rritur me polemika të shumta në sy të publikut, njihej për postimet e saj “të nxehta” në Instagram.