Pas ndarjes së saj nga partneri Liam Hemsëorth, Miley Cyrus ka folur për herë të parë për mediat e huaja. Në një intervistë për “Fashion Magazine” Cyrus ka deklaruar se ajo ka dëshiruar ti japë fund marrëdhënies me aktorin shumë kohë më parë ndarjes zyrtare.
Ajo ka thënë se kënga e saj “Drive” është inspiruar nga dëshira për ti dhënë fund lidhjes me Hemsworth.

“Është si ajo dëshira për të lënë dikë por jo për tu shkëputur përfundimisht nga marrëdhënia. Është koha kur doni ta lini dikë por nuk mundeni. Por ishte koha për ta lënë”, ka shprehur këngëtarja.
Së fundmi Miley ka tërhequr të gjithë vëmendjen mediatike mbi vete edhe përsa i përket karrierës muzikore.

Ajo nuk është më vajza e thjeshtë e njohur si Hannah Montana në serialet për adoleshentë por një vajzë seksi, ekstravagante, e cila nuk njeh kufij.
Paraqitja e saj në MTV në muajin gusht, më pas klipi “Wrecking Ball” ku shfaqet totalisht nudo, e deri të performancat e saj nëpër koncerte të ndryshme janë me të vërtetë raste që të lënë të shokuar.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com