Festës së Halloween nuk mund të mungonte një nga personazhet që kohët e fundit është në vëmendjen e vazhdueshme të medias.

Këngëtarja Miley Cyrys ka zgjedhur të shfaqet për Halloween me një veshje provokuese. Ajo zgjodhi të shfaqej si këngëtarja Lil Kim në ndarjen e çmimeve “Video Music Awards” të vitit 1999.

miley cyrus

Fotot provokuese janë postuar nga vetë këngëtarja në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram.

Si gjithnjë fotot e publikuara kanë ndezur polemikat mes fansave dhe personave që gjykojnë performancat e këngëtares Cyrus.

miley cyrus

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)