Gjatë ndarjes së çmimeve “2013 MTV Europe Music Awards” vëmendja më e madhe ka qenë mbi këngëtaren e përfolur shumë këto kohë, 20 vjeçaren Miley Cyrus.

Kjo për shkak të performancave dhe veshjeve tejet ekstravagante të saj.

Por Miley sigurisht që nuk zhgënjeu.

Mbrëmjen e djeshme ajo çimentoi imazhin e vajzës së keqe gjatë performancës në Amsterdam.

miley cyrus

Ajo u shfaq me një palë çizme super të gjata dhe një fustan mjaft të zbuluar.

Në pjesën e sipërme të fustanit të saj ekstravagant shfaqeshin imazhet e reperave të njohur Tupac dhe Biggie Smalls me fjalën “Violence” (dhunë).

Ajo fitoi çmimin “Best Video” dhe ndërsa u ngjit për të marë trofeun u shfaq duke tymosur një cigare të dyshimtë.

Më tej Miley performoi hitin “Wrecking Ball” e veshur me të bardha, ndërkohë që binin në sy format e saj.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm këngëtarë të njohur si Katy Perry, Ellie Goulding, Iggy Azalea, këngëtarja kosovare Rita Ora etj.
 
Ja dhe lista e çmimeve të ndara:

Best Look (Pamja më e mirë) - Harry Styles
Best Video (Video më e mirë) - Miley Cyrus - Wrecking Ball
Biggest Fans (Grupi me fansat më të shumtë) - Tokio Hotel
Best Song (Kënga më e mirë)- Bruno Mars - Locked Out Of Heaven
Best Neë Act - Macklemore & Ryan Leëis
Best Hip Hop (Hip-hopi më I mirë) - Eminem
Best Electronic - Avicii
Best Rock (roku më I mirë) - Green Day
Best Pop (kënga pop më e mirë)  - One Direction
Best Alternative - 30 Seconds To Mars
Best Female (këngëtarja femër më e mirë) - Katy Perry
Best Ëorldëide Act - Li Yuchun
Best Male - Justin Bieber
Best Push - Austin Mahone
Best UK & Ireland Act - One Direction
Global Icon - Eminem

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)