Duket se këngëtarja Miley Cyrus ka vendosur të ketë vëmendjen makimale mediatike jo vetëm përsa i përket jetës private por edhe karrierës muzikore.

Ajo ende vazhdon të jetë sfiduese duke u shfaqur super provokuese në interpretimet e saj.  

miley cyrus

Ditën e djeshme në Las Vegas Miley ishte tërësisht jashtë çdo parashikimi si në veshje, në sjellje dhe në lëvizje.

Ajo interpretoi në “iHeart Radio Music Festival”, ku u shfaq me një veshje transparente që ekspozonte gjoksin, gjuhën e kishte nxjerrë jashtë dhe befasoi akoma më shumë  duke prekur veten në mënyrë provokuese në skenë.

miley cyrus

Miley, e cila u kritikua shumë pas performanës së saj në MTV duket se nuk do t’ia dijë për asgjë dhe vazhdon të sillet ashtu siç do.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)