Jo më me imazhin e vajzës adoleshente të Disney-t në serialin “Hannah Montana” por e rritur dhe me një pamje komplet ndryshe Cyrys ka qenë personazhi më i lakuar në media këto kohë.

Ajo bëri bujë jo vetëm me performancën e saj në MTV gjatë muajit gusht, por edhe me interpretimet tejet ekstravagante në koncerte të ndryshme.

Por duket se Cyrus ka vendosur të bëjë publike për fansat e saj të gjithë sekretet e saj.

Këtë gjë do ta bëjë nëpërmjet një dokumentari për jetën e saj, ku këngëtarja do të rrëfejë shumë gjëra të pathëna me parë për të.

miley cyrus

Që në videon prezantuese të dokumentarit shfaqet Cyrus teksa thotë:  “Qëllimi im është që fansat të më ndjekin në çdo moment: kur punoj në studio, kur eci në rrugë, nëpër koncerte, kudo. Do të ketë shumë lëvizje në këtë dokumentar, ndaj edhe i kam vënë këtë titull, pra “lëvizje”.

Në këtë mënyrë ajo bëhet një rivale e madhe për këngëtaret tanimë super të pëlqyera siç janë Lady Gaga, Rihanna etj.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)