Ajo së fundmi është përfolur për stilin e të veshurit tejet ekstravagant dhe sjelljen e shfrenuar në ambjentet publike.

Bëhet fjalë për këngëtaren Miley Cyrus, e cila ka bërë një tatuazh të ri.

miley cyrus

Këtë herë këngëtarja ka zgjedhur portretin e gjyshes së saj për ta bërë në krah.

Ditën e djeshme 20 vjeçarja postoi foton në rrjetin social Twitter.

Duket se Miley e adhuron gjyshen e saj.

“Sepse unë jam e preferuara e saj dhe sigurisht ajo e imja”, ka shkruar Miley në diçiturën e fotos.

miley cyrus

Edhe këtë herë ajo ja ka besuar këtë gjë tatuistes së saj të preferuar Kat Von D.

Miley ka një sërë tatuazhesh në trup, ndërkohë që të parin e ka bërë në moshën 17 vjeçare.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)