Këngëtarja e njohur Miley Curys së fundmi është shfaqur me veshje të stilit “punk” në publik dhe në klipin e saj të ri “We Cant Stop”.

Por shumë më ndryshe ajo është shfaqur për revistën “Harper Bazzar”, ku ë shohim me veshje shik dhe elegante.

Ajo ka realizuar një set fotografik mjaft seksi, ku e shohim të pozojë mbi një motor.

E veshur me një fustan të markës së njohr versaçe dhe aksesorë të “Bulgari-t”, kombinuar me një palë taka të zeza ajo është dukur mjaft e sofistikuar.

Në një tjetër foto Miley mban të veshur një fustan të gjatë me një model të veçantë të “Giorgio Armanit”, të përshtatshëm për ndonjë event me rëndësi.

(b.t/shqiptarja.com)