Miliarderi Elon Musk, natën e mbrëmshme ka zbuluar për herë të parë që ai vuan nga Sindroma Asperger. Njerëzit me Asperger interpretojnë mjedisin rreth tyre ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe kjo është hera e parë që miliarderi flet publikisht për gjendjen e tij.
Musk shtoi se ai është krejtësisht i vetëdijshëm që ndonjëherë thotë ose poston gjëra të çuditshme, por shtoi se kështu funksionon truri i tij.
"Për këdo që më ka ofenduar, unë thjesht dua të them se kam rikrijuar makinat elektrike dhe i dërgoj njerëzit në Mars me një raketë. A keni menduar ndonjëherë se do të jem një tip normal, i relaksuar?"
Sindromi i Asperger është një ndër çrregullimet neuro-zhvillimore i cili ka efekt mbi sjelljen e një individi, komunikimin dhe ndërveprimin shoqëror. Asperger është pjesë e çregullimeve zhvillimore të spektrit të autizmit. Individët me sindromën zakonisht kanë inteligjencë mbi mesataren, por gjithashtu kanë vështirësi në ndërveprimet shoqërore dhe shpesh kanë interesa në tema të veçanta.
Në të njëjtën natën miliarderi ka bërë të ditur që Kriptomonedha Dogecoin do të përdoret si pagesë për udhëtimet në hënë dhe në hapësirë duke paralajmëruar kështu rritjen e vlerës për monedhën digjitale.
Musk deklaroi se ” Misioni në Hënë DOGE-1” do të nis udhëtimin e tij në fillimin e vitit të ardhshëm. Muajin e kaluar, ai shkroi se SpaceX do të vendoste një "Dogecoin fjalë për fjalë në hënë ".
Tweetet e Musk në muajt e fit kanë ndihmuar në kthimin e monedhës digjitale, e cila filloi si një shaka në mediat sociale, në kriptovalutën e katërt më të madhe në botë.und
Vlera e saj është rritur me më shumë se 800% gjatë muajit të fundit, me vlerën e saj totale të tregut mbi 70 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, dogecoin humbi më shumë se një të tretën e çmimit të Dielën, pasi Musk e quajti atë një "ngutje" ndërsa ishte duke pritur shfaqjen televizive të skicës komike të Saturday Night Live.