Gianluca Cervara njoftoi policinë pasi kishte frikë se gruja e tij mund të kishte rënë pre e një rrëmbimi, por e vërteta që zbulon më pas është shumë larg një rrëmbimi. Anna Zaiachkivska-, një modele e shpallur Miss Ukrahina nuk ishte rrëmbyer.
Përkundrazi, bashkëshorti i saj zbulon se ajo po pozonte me një burrë në një hotel me pesë yje duke shkruar bashkangjitur fotos’’Liri’’.
Cervara ka thënë se do të padisë modelen, pasi ka shkelur marrëveshjen martesore dhe i ka vjedhur rreth 7 mijë euro dhe një celular.
Por nga ana tjetër modelja ‘’ e arratisur’’ ka deklaruar se bashkëshorti miliarder e dhunonte vazhdimisht dhe nuk i kushtonte vëmendje.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com