'Milionat’ e klubeve arabe nuk bindin dot Di Marian, argjentinasi mbetet në Evropë, rikthehet aty ku e nisi

'Milionat’ e klubeve arabe nuk bindin dot Di Marian, argjentinasi mbetet në Evropë, rikthehet aty ku e nisi

Angel Di Maria

Angel Di Maria do të rikthehet në Portugali te Benfica, pas 13 viteve që kur është larguar nga kjo skuadër.

Lojtari argjentinas u largua nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim me fanellën e skuadrës torineze.

Di Maria ka mbetur lojtar i lirë, derisa ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te Benfica.

Marrëveshja mes palëve është arritur, derisa Di Maria do të nënshkruajë kontratën me klubin portugez javën e ardhshme.

Bëhet fjalë për  një kontratë një vjeçare, derisa për Di Marian është rikthim në kryeqytetin portugez ku kishte kaluar tre vite nga 2007 deri më 2010.

Benfica fitoi garën me skuadrat arabe dhe ato amerikane për të nënshkruar me yllin argjentinas.

35-vjeçari sezonin e fundit zhvilloi 40 ndeshje me Juventusin, ku realizoi tetë gola dhe asistoi në shtatë të tjerë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania