Milionat që fiton Skënderbeu nga
Champions/Zbardhet dokumenti

Milionat që fiton Skënderbeu nga<br />Champions/Zbardhet dokumenti
UEFA ka publikuar listën e shpërndarjes së fitimeve nga klubet europiane në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe ajo që bie në sy në këtë dokument është emri i Skënderbeut, skuadër e cila mbërriti deri në play-off të turneut në sezonin 2015-2016.

Klubi korçar, ndonëse u eliminua nga Dinamo e Zagrebit, arriti të kalonte në fazën në grupe të Europa Ligës, sipas rregullores, ndërsa mori një shpërblim të majmë prej 3 milion eurosh nga ndërkombëtarët për këtë arritje.

Nga dokumenti i publikuar nga UEFA, bie në sy se në fund të edicionit 2015-2016, skuadra e cila ka fituar më shumë nga premiot e saj dhe të drejtat televizive të pjesëmarrjes në turne është Mançester Siti, që ka përfituar 83,8 milionë euro nga aktiviteti.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm