Milionerët e Foltores/ Vilat, paratë, bizneset e fshehura dhe makinat luksoze të grupit të Berishës në luftën kundër SHBA, nga Tritan Shehu, Noka tek Genc Pollo 

Milionerët e Foltores/ Vilat, paratë, bizneset e fshehura dhe makinat luksoze të grupit të Berishës në luftën kundër SHBA, nga Tritan Shehu, Noka tek Genc Pollo 

Sali Berisha dhe mbështetësit e Foltores

‘Ministrat milionerë të Foltores’. Kjo fjali e artikuluar nga kryetari i KQZ-së në PD, Jemin Gjana, gati sa nuk provokoi një përleshje fizike mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ku u votua mbledhje e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor. Rastësi apo jo, faktet tregojnë se ideatorët dhe mbështetësit e Foltores, lëvizjes së Sali Berishës kundër SHBA, kanë një pasuri marramendëse në raport me të ardhurat e tyre të deklaruara dhe pasurinë e një familje të zakonshme shqiptare që i përket shtresës së mesme. Deputetët e rreshtuar në krah të Foltores, disa prej të cilëve ish ministra të Berishës, posedojnë biznese milionere jashtë vendit, makina luksoze, vila dhe apartamente të panumërt. 

Tritan Shehu 
Deputeti Tritan Shehu, mbështetës i aksionit të Sali Berishës për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe marrë drejtimin e partisë pas shpalljes non grata nga SHBA, posedon një vilë 138 m2, tre makina luksoze, ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 me vlerë 220 mijë euro, ambiente banimi në një pallat me sipërfaqe 260 m2 plus 30 m2 dyqan, apartament 195 m2, apartament 135 m2, apartament 105 m2,pronar 33.33 % të një shtëpie dykatëshe në Gjirokastër, 33.33 % të një shtëpie në Himarë, 3000 m2 tokë në Himarë, 2260 m2 tokë në Durrës, 1800 m2 tokë në Durrës, 10 hektarë pyje dhe kullota në Gjirokastër etj. 

Genc Pollo 
Genc Pollo, mbështetës i Foltores, në Tiranë rezulton një politikan i varfët, por ish ministri në qeverinë Berisha për Arsimin dhe më pas për Teknologjinë, rezulton pjesë e një skeme investimi me kapital 16 milionë euro që përfshin Qipron, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Pollo posedon aksione në një universitet në Prishtinë me vlerë rreth 350 mijë euro, shumë e cila nuk justifikohet me pasurinë e deklaruar prej vitesh. Pollo thotë se ia kanë dhuruar aksionet, por ky shpjegim ngjan më shumë me një përrallë e një nate dimri. Pollo ka shitur edhe një apartament 72 m2 në Tiranë, me vlerë 88 000 euro, ndërsa posedon disa pasuri të paluajtshme. 

Flamur Noka 
Një nga mbështetësit më të flaktë të Foltores dhe i gatshëm për t’u konfrontuar fizikisht me këdo në PD që i kundërvihet Berishës. Noka, ish ministër i Brendshëm në qeverinë Berisha, është ndër politikanët e rrallë, i cili ka blerë makinë me vlerë 40 mijë euro, me të ardhura vjetore 2.4 milionë lekë në vit, ku në të njëjtën kohë shlyente këstet e një kredie të butë nga shteti si i pastrehë. Noka ka marrë një kredi nga Enti i Banesave në vitin 2009 me afat 25 vjet dhe me vlerën 5 000 000 lekë, ndërkohë që ka deklaruar në pronësi një apartamenti 83.7 m në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë, një vendparkim 60 m2 me vlerë 1 000 000 lekë dhe një veture tip “Mitsubishi” me vlerë 7000 euro. Noka është akuzuar nga deputeti Alket Hyseni se ka përfituar tre apartamente në një pallat në Sarandë, ndërtuar për të pastrehët.

Bujar Leskaj 
Deputeti i PD-së Bujar Leskaj ka qenë pjesë e qeverisë Berisha si Ministër i Turizmit, Rinisë dhe Sportit gjatë periudhës 2005-2007, ndërsa në vitin 2011 u zgjodh kryetar i KLSH-së. Leskaj u shpall ‘non grata’ për disa vite nga Berisha, pasi u afrua me Bamir Topin. Leskaj u zgjodh deputet në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe është pozicionuar në krah të Foltores. Bujar Leskaj ka një pasuri me vlerë qindra mijëra euro si: Apartament 186 m2 në Tiranë (50%), apartament 130 m2 në Tiranë (50%), apartament 60 m2 në Vlorë (50%), është pronar me 55 % i një trualli në Tiranë me sipërfaqe 686 m2 si dhe i një sipërfaqe ndërtimi 1 mijë m2, me vlerë të deklaruar 110 mijë euro. Leskaj është pronar i një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe ndërtimore 356 m2, me vlerë të deklaruar 106 mijë euro (25 %), koleksion të paspecifikuar 60 mijë euro, i disa makinave në vlera 19 mijë euro, 15 mijë euro dhe 10 mijë USD, 10 mijë euro, 10 mijë euro etj., (50%). Leskaj deklaron cash 150 mijë USD, cash 150 mijë euro, disa depozita 20 mijë euro, 20 mijë USD, 45 mijë USD, 57 mijë euro, 20 mijë euro, 16 mijë euro etj. Leskaj deklason rreth 60 mijë euro në vit vetëm nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. 

Luan Baçi  
Deputeti Luan Baçi është rreshtuar në krah të Berishës, qëndrim për të cilin edhe u ndëshkua nga Lulzim Basha, i cili e shkarkoi si kryetar të PD-së në Fier. Baçi, bashkë me bashkëshorten e tij, është pronar i 8 njësive ndërtimore në Fier me sipërfaqe 64 m2, 55 m2, 50 m2, 20 m2, 41 m2, 16 m2, 19 m2 dhe 38 m2. Çifti ka në pronësi truall 194 m2 dhe ndërtese 65 m2 në Fier, me vlerë të deklaruar 40 mijë euro, tokë arë  17 mijë m2 në Sheq Marinas, me vlerë të deklaruar 100 mijë USD, garazh 23.4 m2 në Tiranë, apartament në Tiranë 149 m2, dyqan në Tiranë 99 m2, dyqan 253 m2 në Tiranë, dyqan 31 m2 në Tiranë, apartament 94 m2 në Sarandë, tokë3600 m2 në Delvinë, si dhe 1/5 e 5400 m2 tokë etj. Gjithashtu, bashkëshortja e deputetit Baçi ka në pronësi një qendër estetike në Fier, si dhe është aksionere në disa kompani, ndërsa djali ka në pronësi një një 'bar kafe' po në Fier. Familja deklaron depozita edhe llogari 54 mijë euro, 10 mijë euro, 40 mijë USD, 16 MIJË euro, 33 mijë USD etj. 

Oerd Bylykbashi
Edhe pse kishte gjendje në llogari mbi 80 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme, Oerd Bylykbashi aplikoi në vitin 2013 për një kredi të burë si i pastrehë, si shumë deputetë dhe drejtorë të PD-së. Bylykbashi, pjesë aktive e Foltores, deklaron një truall 500 m2 në Durrës, pronar me 50 % i dy apartamenteve të banimi në Durrës, i një garazhi, i një tjetër apartamenti me sipërfaqe 182 m2, me vlerë 88 mijë euro dhe një sipërfaqe tjetër trualli 4 000 m2. Bashkë me bashkëshorten është pronar edhe i një klinike dentare. Çifti ka në pronësi makinë "Citroen", ‘Benz’ me vlerë 23 mijë euro etj. 

Albana Vokshi 
Albana Vokshi u pozicionua hapur kundër Lulzim Bashës dhe pro Berishës kur Basha hapi garën për kreun e Lidhjes Demokratike të Gruas, e cila drejtohej nga Vokshi prej 10 vitesh. Në gusht të vitit 2010, Partia Socialiste akuzonte Vokshin se kishte marrë nga Sali Berisha një pasuri publike me vlerë 4 miliardë USD, duke iu referuar tre vendburimeve të naftës për kompaninë e bashkëjetuesit të saj. Ish-këshilltarja e Berishës për ekonominë, sot deputete e PD-së, sa i takon pasurisë deklaron vetëm pagën si deputete dhe disa lëvizje në llogaritë bankare, në shuma modeste. 

Isuf Çela
Në Foltore është shfaqur edhe deputeti i PD-së në Tropojë, Isuf Çela, i cili ka në pronësi një apartament banimi 246 m2 në Tiranë, deklaruar 73 mijë USD, garazh 16 m2 në Tiranë me vlerë 6 mijë euro dhe apartament 110 m2 në Lezhë, me vlerë 57 mijë USD. Isuf Çela deklaron një shtëpi private guri në Mal të Zi, me sipërfaqe 270 m2 dhe me vlerë të deklaruar 45 mijë euro, 50 % të një toke me sipërfaqe 7 mijë m2, depozitë 30 mijë USD, hua 30 mijë USD për të blerë një makinë 'Benz Mercedes', bashkëshortja disa depozita parash dhe makinë 'Audi Q7', deklaruar 1 476 500 lekë, i biri 'Mercedes Benz' 40 mijë euro, dhuratë nga prindërit, bashkëshortja makinë 'Mercedes Benz' etj. 

Aldo Bumçi 
Aldo Bumçi ka qenë anëtar i qeverisë Berisha si ministër i Drejtësisë dhe Ministër i Jashtëm. Bumçi është rreshtuar në krah të Foltores dhe aksionit të Berishës për t’u rikthyer në krye të partisë. Bumçi deklaron deri në 39 mijë euro të ardhura në vit nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, pa specifikuar llojin e tyre. 

Edi Paloka 
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, është një nga më të besuarit e Sali Berishës, sa që ky i fundit, pa asnjë bazë statutore i besoi ruajtjen e formularëve të dyshimtë për mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Paloka deklaron 33 % të një apartamenti, të cilin e ka shitur më pas, deklaron apartament 77 m2 dhe 22 m2 verandë, me vlerë 38 mijë euro, apartament me sipërfaqe 75.6 m2, në Lezhë, me vlerë 3 931 200 lekë, rreth 40 mijë USD dhuratë nga babai, apartament me sipërfaqe 46.88 m2 banesë në Tiranë me sipërfaqe 130 m2, tjetër apartament në Tiranë i paregjistruar si dhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 14.32 m2. Deputeti i PD ka disa prona me sipërfaqe 1000 m2, vreshtë 500 m2, tokë arë 2000 m2, tokë arë 750 m2 dhe tokë arë 1 000 m2. Paloka deklaron disa makina që nga viti 2003. Makinën e fundit e ka blerë në vitin 2013, me vlerë 25 mijë euro.

Sali Berisha 
Është ideatori i Foltores, një lëvizje politike për të mbrojtur veten dhe familjen e tij pas goditjes që mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me futjen në listën e zezë, pas izolimit nga Brukseli, vendimit të Lulzim Bashës për ta larguar nga partia dhe në kushtet e rrezikut për t’u proceduar nga SPAK. Sali Berisha deklaron në vijimësi se posedon një apartament në Tiranë dhe 100 mijë euro kursime, një gënjeshtër kjo si shumë të tjera. Pasuria e tij konsiston tek paratë dhe pasuritë e Familjes. Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi kanë një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, të krijuar nën hijen dhe falë pushtetit të Sali Berishës. Pasuria marramendëse e Familjes Berisha përfshin 35-50 % të 17 kullave në Tiranë në pronësi dhëndrit Malltezi, disa apartamente të Argitës, qindra mijëra euro të Argitës dhe Shkëlzenit si sekserë të pushtetit të babait, fabrikën e boronicave të Shkëlzenit në Gërdec, vila, makina luksoze etj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 18/11/2021 16:19

    Ca jane keto publikime! Politika eshte buzinesi me i mire pa nipt… keto jane per tu fut te gjithe brenda po hajd mo..

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/11/2021 11:34

    Edhe nga kampi Socialist e njejta gje ndodh…Pra e gjithe politika Shqiptare ka me shume pasuri se gjithe politikanet e BE-se bashke. I dime te gjitha…pervec SPAKU-t qe po kalojne vite per te gjetur fakte dhe prova..

    Përgjigju
  • Loni: 18/11/2021 11:13

    Po Luli Adriatik?

    Përgjigju
    • @Loni: 18/11/2021 13:50

      Luli nuk tremb njeri mecsa duket. Me gjithe problemet qe i dime te gjithe Berisha eshte me rrezik se luli

  • Doktor: 18/11/2021 10:23

    Bravo Adriatik, por nuk i di te gjitha, Tritan Shehu ka mbi 10 apartamente e kater vila te perfituara vetem me korrupsion. Ndaj thirrja per veting e politikaneve eshte e drejt, por kush do e bej ? Nuk diskutohet ka dhe te tjere vetem SHBA nepermjet SPAK mund ti godas. Miloniera pa punuar po pine gjakun e ketij populli ..

    Përgjigju
  • Ben: 18/11/2021 08:56

    Dakort,keshtu eshte,por keni "harruar"edhe ato te tjeret nga krahu Lulit.Po socialistet e parlamentit a kane pasuri valle?O zoti gazetar,te gjithe jane milionera me euro,dhe te gjithe jane hajduta.

    Përgjigju
    • Ca bohet: 18/11/2021 11:39

      Plako 99,999...% e politikanve ne shqiperi jan miliondhjera . Ske cti besh, kur nuk ka njerez me ideale qe ti vrasin ne mes te rruges.

    • Redi: 18/11/2021 11:28

      Mos igezofshi hajduta ju dalte shpirti nga b.....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve