Pasi kanë zbrazur qytetin e Mosulit nga të krishterët që prej 16 korrikut, militantët e ISIS, kanë vandalizuar kishat dhe i kanë shndërruar në xhami. Ata gjithashtu kanë shkatërruar veprat e artit që kanë të bëjnë me historinë e krishtërimit të rajonit. I vetëquajturi shteti islamik ka vendosur të fshijë çdo referim ndaj fesë së krishterë,duke detyruar shitësit të ndryshojnë në dyqanet e tyre të gjitha shenjat që kanë të bëjnë me krishtërimin.
Sipas agjensisë së lajmeve SIR, përveç kësaj militanët kanë ndryshuar emrat e rrugëve më të rëndësishme të qytetit Lagjja e Qasar Al Matran do të quhet “Ghasua” (që do të thotë pushtim ushtarak), lagjja e Hawi Al Kanisa që gjendet në anën perëndimore të Tigrit do të quhet (Jihad) dhe ajo e Di Hush Al Biya’ ku gjenden shumë kisha, do të quhet Al Khalifa.
Ndërsa Kalifati vazhdon veprën e tij të shpartallimit dhe të zbrazjes së kujtesës historike irakiane, kisha kaldee mundohet të lehtësojë kushtet e jetës së shumë irakenëve. Ata kanë dërguar ndihma ushqimore dhe farmaceutike për 350 familje refugjatësh myslimanë të provincës së Anbar dhe Salahudin në një fushim përgjatë Eufratit në rrethinat e qytetit të Ramadit.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com