Militantët islamikë, të cilët kanë marrë nën kontroll një pjesë të Malit, po bëjnë tregti përmes pengmarrjeve, si dhe trafikimit të drogës, ndonëse është vënë në zbatim ligji Sharia.
Sipas një zyrtari të OKB-së, ata po blejnë gjithashtu fëmijë për t’i trajnuar si ushtarë, duke paguar familjarët e tyre me 600 dollarë për fëmijë, raporton zyrtari Ivan Simonoviç, pas një vizite në vend.
Ekstremistët islamikë morën nën kontroll dy të tretën e Malit gjatë muajit mars, si pasoje e një grushti shteti, i cili e futi vendin në gjendje kaosi.
Sipas Ivanovic, i cili është asistent sekretar i përgjithshëm për të drejtat e njeriut pranë OKB-së, të drejtat e njeruit, mbi të gjitha të femrave në vend po shtypen çdo ditë e më shumë.
Ai tha se shumë femra detyrohen të martohen me forcë, madje ato blihen me një cmim prej 1.000 dollarë, ndërsa shumë të tjera pas martesës shiten sërisht në mënyrë që të përdoren për prostitucion.
Në raportin e paraqitur pranë zyrtarëve të OKB-së në New York, Ivanoviç u shpreh se dhunimi i të drejtat e njeriut në Mali po bëhet gjithnjë e më sistematike.
Ai shton gjithashtu se Islamistët kanë vendosur një version ekstremist të ligjit të Sharias.
(ed.ka/ su/fu-shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com