PD dhe LSI kanë mobilizuar sot të gjitha strukturat nga gjithë vendi për të organizuar një protestë në Tiranë. Sipas lajmeve dhe fotove të publikuara nga mediat në ditët që shkuan, u zbulua se PD dhe LSI kishin vënë në dispozicion autobusë dhe ushqim falas për militantet që do të vijnë sot në Tiranë.

Por, jo vetëm kaq.

Siç dëgjohet edhe nga audio e mëposhtme që ka qarkulluar në WhatsApp te të rinjtë e forumeve PD-LSI, një koordinator flet për mbyllje me zinxhirë të fakultetit të Ekonomisë e Mjekesisë (që ka ndodhur sot siç shihet nga fotot e mëposhtme) dhe blerje vezësh për të goditur e ndotur kryeministrinë.

"Fola me një nga Juridiku dhe me dy nga dy universitete që nuk i mbaj mend edhe të hënën do t’i vendosim kycin shkollës, do blejmë një zinxhir të trashë fare, si edhe vezë e gjëra dhe do t’i hedhim tek Kryeministria, ta ndotim si institucion domethënë. Kështu që nesër në mbledhjen që do bëjmë, në mëngjes a në darkë, kur ta vendosni, të gjithë do të mbledhin 1 mijë lekë a dy mijë lekë për t’i blerë këto gjëra, vet ne si koordinatorë", dëgjohet në audio. / Lexo.al/