Militantët e PD-së tentuan t'i bllokojnë rrugën, Rama nga Gjirokastra: Dasho i Lazaratit me 20 veta në rrugë, janë bërë si eneristët qorra e shurdh (VIDEO)

Pas Dropullit Parku i Viroit është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, në kuadër të fushatës zgjedhore në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka thënë se çdo mbështetje për PS-së do të kthehet në punë.

Më pas ai ka komentuar edhe incidentin me militantët e PD-së kryesuar nga Dasho Aliko, ku ka thënë se ata do të treten rrugëve.

"Vetëm PS do ta shpëtonte, po e shpëton dhe do ta shpëtojë Gjirokastrën, Keqardhje për kundërshtarët tanë që nuk kanë program nuk kanë kandidatët, vetëm Dashos së Lazaratit me një 20 veta që janë aty te rruga. Janë bërë si enveristët qorra e shurdh që mblidheshin në 91, kokëbosh dhe që nuk kuptonin që ishte përmbysur. Besoj që ka njerëz që e kujtojnë atë kohë kur u krijua PD e PS. Ndërsa disa humbameno përpiqeshin ta frenonin ndryshimin. Aq do të fitojnë edhe këta. Njësoj. Aq do të mbahen mend edhe këta. E katandisën PD dhe e lanë rrugëve në mënyrën më të padinjitetshme që mund të ekzistojë. Duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet. Që kërcënon se do të marri peng zgjedhjet. Një parti që u krijua nga ëndrrat dhe shpresat dhe po mbytet në filxhanin e fallxhores. Kemi keqardhje për ta. Por ka ardhur koha që ata të treten rrugëve. Të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për tu shpërblyer. Më 30 qershor do tu japim përgjigjen." ka thënë ndër të tjera Rama.
 


Lajmi kryesor:

Rama: Përjashtim përjetë nga administrata për këdo që kryen krime elektorale...koha që të treten rrugëve (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen