Milivoj Mirkov: Nëse tifozët djegin
flamurin do të shkojnë në burg

Milivoj Mirkov: Nëse tifozët djegin<br />flamurin do të shkojnë në burg
Serbia akuzon Shqipërinë se nuk është duke marrë parasysh rrezikun e ndeshjes së futbollit që do zhvillohet në Beograd. Duke folur për ndeshjen me Shqipërinë, zyrtari i Federatës serbe të Futbollit Milivoj Mirkov paralajmëron tifozët se kushdo që shkakton telashe, ose djeg flamurin, do të përfundojë në burg.  
 
Duke folur për “Alo”, Mirkov është shprehur se mbetet problem fakti që ende Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk e ka dërguar listën me emrat e tifozëve që pritet të vijnë në Beograd. Sipas tij, kjo vjen për faktin se FSHF nuk ka pranuar kushtin e vendosur nga Serbia që në Beograd të kenë të drejtë të vijnë vetëm ata tifozë që kanë pasaportë shqiptare.
 
“Kjo është e papranueshme. Përfaqësuesit e Shqipërisë sikur nuk brengosen se dueli paraqet rrezik të madh. As nuk e kanë vizituar stadiumin, as hotelin ku do të qëndrojnë kurse vazhdimisht refuzojnë të dërgojnë emrat e mbiemra e atyre që do të jenë në Beograd. Për këtë kanë kohë deri të premten”, ka thënë Mirkov.
 
Ndërkaq, Zyrtari i Federatës serbe të Futbollit thotë se janë dukë u marrë masat e nevojshme që të mos ndodhin incidente gjatë ndeshjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’