Millman: 30 herë më shumë imigrantë të vdekur në Mesdhe krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-s

/ATSH-AFP/ - Më shumë se 1 750 imigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe që prej fillimit të vitit, 30 herë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2014, theksoi sot Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit (ONI).
"Me numërimin e fundit, Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit ka llogaritur se numri i të vdekurve që prej fillimit të vitit 2015 është tashmë më shumë se 30 herë më i lartë se me të njëjtën periudhë të vitit 2014", deklaroi zëdhënësi i ONI-së, Joel Millman për shtypin në Gjenevë.
"Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit i trëmbet faktit se numri total prej 3 279 imigrantë të vdekur në vitin 2014 të jetë kaluar këtë vit vetëm brenda disa javëve dhe mund të arrijë në 30 000 në fund të vititi, nëse bazohemi në bilancin aktual", shtoi ai.
Zëdhënësi i komisariatit të lartë të OKB-së për refugjatët, Adrian Edwards deklaroi se mbytja e anijes të dielën në brigjet libiane ku humbpn jetën 800 persona është ngjarja më e rëndë e regjistura në Mesdhe nga organizata.
Sipas Edwards, ka pasur 1 300 të vdekur vetëm në muajin prill, duke u bërë një muaj rekord përsa i përket numrit të të vdekurve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet