TIRANE - Profesor Milo, tashmë jemi në vigjilje të përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës. Por dihet se ky hap e ka zanafillën - përtej vetë përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi - edhe tek roli i diplomacisë ndërkombëtare dhe vendeve tona partnere e miq, që nisën me Konferencën e Rambujesë dhe bombardimet e NATO-s, çka mundësuan pra edhe atë realitet që ne njohim edhe sot. Çka përbën për ju Rambujeja dhe kur nis historia?
Rambujeja mbetet një gur themeli në pavarësinë e Kosovës. Madje e kam nënvizuar dhe e them përsëri për një “Kosovë të pavarur”. Dikush mund të shprehet se kjo nuk është e saktë, ose sepse mbi këtë konferencë mund të këtë sot edhe nota subjektivizimi ose emocionale për shkak të rolit që patëm ne si qeveri në organizimin dhe mbarëvajtjen e konferencës. Por nuk jemi vetëm ne shqiptarët që e pohojmë këtë, por edhe protagonistët e atyre ditëve, e atyre ngjarjeve. Historia fillon në fakt më herët; qysh në vitin 1997, kur u shfaqën të gjitha shenjat se Kosova gjithnjë e më shumë po dilte në plan të parë e duhej gjetur një zgjidhje ndryshe nga sa mendohej deri në atë kohë. Nëse politika pacifiste e Rugovës e kishte sjellë Kosovën në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare si një çështje që kërkonte zgjidhje në kuadrin e të drejtave të njeriut, ose diskutohej deri në dhënien e një autonomie substanciale, pas vitit 1997 u shtrua dhe u kërkua nga vetë shqiptarët e Kosovës një rrugë tjetër për të arritur objektivin e tyre madhor: lufta e armatosur. Ngjarjet e Prekazit dhe vrasja e heroit legjendar Adem Jashari, shënoi shfaqjen e hapur e të plotë të formacioneve të rezistencës shqiptare, të cilët pas asaj ngjarjeje shfaqën hapur misionin e tyre të opsionit të armatosur. Më kujtohen kontaktet e para që pata në atë kohë, në Mynih, në fund të shkurtit 1988; me orë të tëra në hollin e një hoteli kam biseduar me përfaqësues të UÇK-së, që sapo po zgjerohej dhe njëri prej tyre që kam takuar me të shoqen, sot është dëshmor. Por lufta dhe rezistenca kishin kundërshtarë të vendosur, që nuk ishin vetëm mes atyre që nuk e dëshironin pavarësinë e Kosovës, por ajo haste edhe në skepticizëm midis vetë shqiptarëve, të cilët nuk e morën shumë seriozisht në fillim organizimin e UÇK-së. Madje për fat të keq u cilësuan si “terroristë” që po pengonin procesin e negocimit me Millosheviçin. Këtë mendim e patën në fillim edhe amerikanët, Departamenti i Shtetit. Madje na rekomanduan edhe neve t’i cilësonim si të tillë, duke na vënë në një pozitë shumë delikate, pasi nuk mund t’i cilësonim ata të tillë, pasi kishin marrë armët për çlirimin e atdheut të tyre, pas asaj politike vrastare të aplikuar nga Millosheviçi.
Çfarë ndikimi kishte SHBA dhe emisarët e tyre?
Ndihmësit e Presidentit Klinton në atë kohë dhe zonja Ollbrajt, zoti Talbot, apo zoti Hollbruk, na jepnin porosi për të mos i marrë në konsideratë apo për të mos i mbështetur ata, por në atë rast ne nuk i dëgjuam miqtë e partnerët tanë amerikanë. Ne sigurisht që kemi pasur biseda të shumta me përfaqësuesit e SHBA dhe BE dhe kemi bërë edhe debate, në fakt më shumë me europianët se sa me amerikanët. Tek amerikanët ne hasnim një farë mirëkuptimi. Edhe atëherë kur ata shpreheshin se këta persona që kishin dalë në emër të UÇK-së, duhej të cilësoheshin “terroristë”, ata shfaqeshin gjysëm të bindur, nuk është se nuk e kuptonin të vërtetën, por duke qenë se nuk kishin hë për hë mbështetjen e partnerëve të tjerë perëndimorë, qëndronin disi të tërhequr, por ata për fat, shumë shpejt e korrigjuan qëndrimin e tyre, në qershor 1998, kur Riçard Hollbruk shkoi në një mision të fshehtë në Drenicë, dhe pas këtij momenti SHBA nuk e përdorën më fjalën “terrorist”. Përkundrazi, shtronin tashmë detyrën për të vijuar kontaktet me këtë lëvizje të armatosur dhe për t’a orientuar atë në një rrugë që do të çonte në fund në unifikimin e faktorit politik mbarëshqiptar, si një front unik kundër Millosheviçit. Në gusht 1998, amerikanët u bënë iniciatorë të disa propozimeve për të unifikuar shqiptarët dhe arritur një marrëveshje me Millosheviçin, por gjithçka në kuadrin e një autonomie substanciale. Në fund të janarit 1999 ishte planifikuar që të organizohej në Vjenë një konfercencë ku do të shkonin përfaqësuesit kryesorë politikë të Kosovës, dhe ne na u kërkua me shumë forcë nga Uashingtoni që të bindnim kryesisht përfaqësuesit e UÇK-së.
Me kë kontaktonit në atë kohë nga subjektet shqiptare?
Kisha dërguar dy misione në Shkup për të biseduar me përfaqësuesit politikë të Kosovës, me LDK-në, me UÇK-në, me partinë e zotit Qosja, në atë kohë të sapoformuar. Pasi u bënë këto takime, unë i ftova në fillim të janarit 1999 ata të gjithë në Tiranë. I pari erdhi Adem Demaçi e pastaj Qosja, e pas tij një delegacion i LDK-së, në fakt jo vetë lideri i saj, Ibrahim Rugova, megjithë ftesën që i kisha bërë drejtpërsëdrejti, ku kryesonin nënkryetarët: akademiku Idriz Ajeti, Fehmi Agani si dhe Mark Krasniqi etj., me të cilët zhvilluam bisedime për t’i bindur të gjithë faktorët për rëndësinë që ka unifikimi, hartuar një platformë të përbashkët e marrjen pjesë në konferencën që do mbahej në Vjenë, nën kujdesin e SHBA dhe BE. Pikërisht në kohën që ne po bënim këto përpjekje, ndodhi masakra e Raçakut, në 15 janar 1999, e cila i dha dimension tjetër reagimit ndërkomëbtar, ku siç dihet, me vendim të Grupit të Kontaktit në fund të janarit të atij viti, u vendos hapja e konferencës së Rambujesë më 6 shkurt, por që në fakt u çel realisht më 7 shkurt, një ditë më pas, për shkak të pengesave që solli Serbia në aeroportin e Prishtinës për liderët shqiptarë të Kosovës. Në periudhën nga vendimi i Grupit të Kontaktit e deri sa delegacioni i shqiptarëve të Kosovës shkuan në Rambuje, ne na është dashur të bëjmë përpjekje maksimale për t’i bindur ata të shkonin, i kemi thirrur disa herë në zyrën time, në Tiranë. I kam përshkruar hollësisht edhe në librin tim, ditarin tim...!
Ish-lideri i opozitës së kohës, sot Kryeministri Berisha, pati asokohe një moment turbullire, le të themi, rreth çështjes së “pranimit” të Rambujesë, të cilin duket se e korrigjoi shpejt, por që i mbeti si një lloj “njolle” në konton e tij politike. Çfarë mendoni sot për atë që ndodhi asokohe?
Momentet historike të vështira dallojnë lidershipin e çdo vendi. Nëse di të orientohesh, përfaqëson një politikan dhe një vizionar të mirë, nëse në një moment të caktuar historik, nuk di të orientohesh, por shkon kundër rrymës, padyshim se historia do të të vendosë notë negative. Kështu ndodhi edhe me Berishën, kryetarin e PD-së në atë kohë në opozitë. Ai, duke qenë i prirur për të kundërshtuar çdo iniciativë e veprim të qeverisë shqiptare në atë kohë, edhe në këtë rast bëri të njejtin veprim, pavarësisht se me qëndrimin e tij iu kundërvu edhe qëndrimit të SHBA e BE. U bëri thirrje shqiptarëve të mos shkonin në Rambuje, madje shprehimisht ka thënë: Kush shkon në këtë konferencë, është tradhtar i kombit!. Koha vërtetoi se ata që shkuan në Rambuje, ishin patriotët më të mëdhenj që i vunë shpatullat pavarësisë së Kosovës dhe ata që u përpoqën ta pengonin procesin, dëshmuan se ishin patriotë fallco dhe se “patriotizmin” e përdorin për qëllimet e tyre politke të ditës.
Po Demaçin çfarë e shtyu ta bënte një hap të tillë?
Atdhetarizmni i tij është i padiskutueshëm, patriotizmi i tij, i pakontestueshëm në kontribute, por duke qenë se Demaçi nuk ishte shumë i informuar dhe duke qenë se kërkonte një rol protagonisti, përtej kapaciteteve të tij të mundshme, kërkonte që çdo lloj zgjidhjeje ose projekti të merrte miratimin e tij. Kjo nuk mund të ndodhte, sepse në mes kishin hyrë tashmë SHBA, një investim i madh amerikan që s’mund të merrte në konsideratë mendimin e Demaçit, pasi nuk mund t’a pranonte apo konceptonte dot atë ashtu. Më vjen keq ta them, por ai ra madje në pozita aspak serioze, sepse kërkoi shtyrjen e konferencës së Rambujesë, pjesëmarrjen e tij në delegacion, në një kohë që Rambujeja po shkonte drejt përfundimit dhe amerikanët kërkonin të vinin me shpatulla për muri Millosheviçin. Ata kishin bërë gati “planin B”; nëse Millosheviç do të refuzonte, ata do të nisnin bombardimet. Ne i kishim këto informata. Prandaj shkuam në Rambuje për të bindur Thaçin. Ka qenë shumë e vështirë për ta bindur dhe besoj se dhamë kështu një kontribut të çmuar që edhe na është njohur e vlerësuar në fakt. Rambujeja mbetet për mua pararendësja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nëse delegacioni shqiptar do t’i kishte thënë “jo” në orën 15.00 të datës 23 shkurt 1999, atij propozimi final, Kosova sot nuk dihej se çfarë statusi e vijimësie do të kishte pasur.
Profesor Milo, mbizotëron perceptimi publik se ish-diktatori serb, Sllobodan Millosheviç, ka besuar deri në fund se NATO nuk do ta bombardonte Serbinë për “një grusht shqiptarësh”. Ju, ç’ mendim ndani sot, duke pasur parasysh aksesin që mund dhe duhet të keni pasur në atë kohë në funksionin që mbartnit?
Millosheviçi, me pak fjalë ishte jo vetëm diktator, jo vetëm paranojak, por ai ishte tmerrësisht kokëfortë dhe i paepur në rrugën të marrëzisë dhe në vizonin që ndante. Unë mund t’ju pohoj me përgjegjësi të plotë se ai i ka thënë “jo” dokumentit dhe Konferencës së Rambujesë, i tha jo Hollbrukut deri në momentin e fundit, duke e ditur shumë mirë se pas kësaj do fillonin menjëherë bombardimet. Ka shkuar me ndërgjegje në atë vendim për shkak të egozimit të tij të madh, të paranojës së tij, për të mos ulur hundën para amerikanëve. Këtë mund ta bëjnë vetëm politikanët paranojakë. Nëse edhe politikanët më me sedër vendosin në peshore interesat e kombit mbi ato personale, do të vepronin ndryshe, por ai preferoi më mirë bombardimin vetëm e vetëm që ai të mos shfaqej si “i përulur” para amerikanëve.
A ka vend për të kritikuar diplomacinë aktuale të Shqipërisë dhe atë të Kosovës për bllokimin e procesit të njohjeve apo mospërparimin në këtë rrugë?
Është kollaj të kritikosh, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqësojmë ne në konstelacionin ndërkombëtar. Jemi dy shtete të vogla në morinë e rreth 200 që ka sot bota. Mos harrojmë se mbi gjysma e kanë njohur Kosovën ndërkohë, mos harrojmë se çështja e Kosovës akoma ka kundërshtarë të fuqishëm si Rusia e Kina, pesë vende anëtare të BE që nuk e njohin Kosovën, edhe për arsye të tyre të brendshme, jo thjesht për solidaritet me Serbinë. Vetë Serbia ka një numër vendesh që e mbështesin e vijon të mbajë marrëdhënie të mira me to, edhe si shkak i trashëgimisë që la Jugosllavia në “Lëvizjen e të paangazhuarve”. Ne duhet të ndjehemi të kënaqur që brenda kësaj periudhe, Kosovën e kanë njohur mbi 100 vende, që ka hyrë në procesin e pakthyeshëm të integrimit euroatlantik.
Deklarata e Kryeministrit Thaçi, e bërë së fundmi, mbi unifikimin e shqiptarëve si reagim ndaj sjelljeve burokratike e jodinjitoze të Brukselit ndaj shqiptarëve të Kosovës, a përkon me idetë e liderit tjetër shqiptar në pushtet, këtej kufirit? Vjen ky si moment reaksioni ndaj kësaj “padrejtësie”, apo ka realisht diçka në këtë mes?
Unë nuk mund t’i di detajet e marrëdhënieve të qeverisë së Kosovës me Brukselin. Zoti Thaçi mund të ketë arsye për të shfaqur ndonjë pakënaqësi, por mendoj se duhet të tregohet i vëmendshëm se retorika nacionaliste nuk e ndihmon Kosovën sot, kur ka një numër të madh problemesh për të zgjidhur me Brukselin dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare. Vetë Uashingtoni i ka bërë shumë qarta paralajmërimet serioze në adresë të kryeministrit Berisha dhe të gjithë politikanëve të tjerë që po luajnë me retorikën nacionalsite, qoftë për qëllime të ditës, qoftë të së ardhmes. Nuk duhen ngatërruar etapat. Ballkani i ka të gjitha prerogativat për t’iu rikthyer të kaluarës së tij të hidhur dhe zotit Thaçi nuk i duhet të shkojë në gjurmët e zotit Berisha, sepse kryeministri shqiptar i Tiranës, është në përfundim të karrierës së tij politike dhe nuk mundet më veçse të kujdeset për të ardhmnen e vet në librat e historisë, ndërkohë që Thaçi është udhëheqësi i partisë politike më të madhe në Kosovë, me energji në rritje, dhe pavarësisht se po has vështirësi në proceset integruese, ai duhet të reflektojë e të angazhojë qeverinë e Kosovës më shumë dhe më mirë në plotësimin e standardeve për hapjen e negociatave me BE. Nuk ka vend për t’u irrituar për një politikan me kaq përvojë si Thaçi. Ai duhet të ruajë vetkontrollin dhe të mbajë marrërdhënie sa më të mira me qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare, pa të cilat Kosova nuk ecën dot përpara.
Partia juaj, është pjesë e koalicionit opozitar. Sa vend zë Kosova dhe çështja kombëtare në politikat e koalicionit që me shumë gjasa, shumë shpejt mund të jetë në pushtet?
Për ne si opozitë që kemi qenë në qeveri dhe kemi përballuar së bashku me shqiptarët e Kosovës sfidën historike më të madhe shqiptare pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 1912, Kosova dhe çështja kombëtare zë një vend të veçantë. Por ne nuk abuzojmë me retorikë nacionaliste. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe shumë të qartë se si do të zgjidhet çështja kombëtare, si do të kryhet bashkimi i shqiptarëve: kur dhe në cilin vend. Këtë e kemi dëshmuar në të gjitha qëndrimet tona të deritanishme dhe do vazhdojmë të ecim në këtë rrugë, sepse kjo është rruga më e sigurt, është rruga më me pak kosto dhe që gjen më shumë mbështetje ndërkombëtare. Pa këtë mbështetje, ne nuk mund të realizojmë objektivin madhor. Berisha dhe të tjerë luajnë në mënyrë shumë aventureske me çështjen kombëtare, aq sa i kanë detyruar edhe miqtë tanë më të mirë dhe partnerët ndërkombëtarë, të bëjnë paralajmërime shumë të forta që të kujtojnë ato të para 17 viteve, kur Shqipëria u hodh në flakë e zjarr.
DITARI I NJË ISH-MINISTRI
Milo: Ish-lideri i opozitës 10 ditë kundër Rambujesë!
19 SHKURT 1999
Ne sot dhamë mesazhin se vendimin do ta marrin vetë shqiptarët e Kosovës. Ne nuk na takon të marrim më tepër përsipër. Megjithatë, shqiptarët nuk duhet që të bëhen shkaktarë të dështimit të Rambujesë. Ata janë në pozitë të vështirë dhe delikate. Ne edhe sot jemi përpjekur t'i ndihmojmë. B. Shala tha se ndërhyrja ime te Hilli ka qenë e mrekullueshme. NATO-ja është bërë gati për ndërhyrje. Diplomatët e huaj kanë filluar të largohen nga Beogradi
1 MARS 1999
Organizuam një konferencë të posaçme shtypi, ku fola për Konferencën dhe rezultatet e saj. Por m'u desh që t'i përgjigjem edhe iniciativës së fundit të Berishës për Trans Rambujenë. Kryetari i opozitës për dhjetë ditë rresht, nuk la fjalë pa thënë kundër pjesëmarrjes së shqiptarëve në Konferencën e Rambujesë. Pas miratimit në parim të marrëveshjes, ai bëri kthesë 180 gradë dhe shpiku formulën e Trans Rambujesë... Ne e kundërshtuam, sepse e dinim që ishte për konsum politik të ditës dhe e parealizueshme, sikurse e dinte edhe vetë autori i saj
7 MARS 1999
.. u ktheva në shtëpi. Nuk kishin kaluar veçse disa minuta, kur për habinë time, më telefonoi H. Thaçi, i gjendur ose siç tha ai, i kthyer në Tiranë, pasi kishte tentuar për
dy ditë të kthehej në Kosovë. Në telefon dëgjova një Hashim tjetër, të ndryshëm nga ai që kisha parë në Rambuje. Shumë i sjellshëm, duke kërkuar madje falje për mërzitjen që mund të na kishte shkaktuar me qëndrimin e tij
në Rambuje..
16 MARS 1999
Dje filloi në Paris, raundi i dytë i konferencës për Kosovën. Delegacioni shqiptar që kishte vajtur dy ditë përpara, u shpreh përfundimisht dakord për të nënshkruar marrëveshjen. ...Një ditë më parë, Thaçi kishte folur në telefon me M.Ollbrajt dhe e kishte garantuar për nënshkrimin e marrëveshjes. ..Pranimi i pritur nga ana e delegacionit shqiptar për të nënshkruar marrëveshjen, u mirëprit nga amerikanët dhe nga evropianët.
Atë e përshëndeti në veçanti edhe Klintoni. Edhe ne bëmë një deklaratë
përshëndetëse.
17 MARS 1999
U takova edhe me delegacionin e shqiptarëve. Erdhën të gjithë me
përjashtim të Rugovës dhe Bukoshit. "Presidenti" i Kosovës vazhdon të dëshmojë inat shqiptari, refuzon të takohet me përfaqësues të qeverisë shqiptare. Vazhdon t'i qëndrojë idesë fikse se ne mbështesim kundërshtarët e tij në Kosovë, UÇK dhe R.Qosjen.
24 MARS 1999
Të hënën, Hollbruk shkoi në Beograd për herë të fundit për të bindur Millosheviçin për të pranuar marrëveshjen për Kosovën. Qëndroi deri të martën pasdite dhe nuk arriti të bindë Millosheviçin. Klintoni e urdhëroi të kthehej dhe mbrëmë në darkë, Këshilli i NATO-s mori vendimin përfundimtar për të vënë në jetë opsionin e parë kundër Beogradit, bombardimin nga ajri të infrastrukturës jugosllave. Solana ia përcolli urdhrin, Gjeneralit Klark.
Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com