Milo: Berisha s’e dredh fjalën
për reformën, kemi firmat
“Nuk ka mundësi që drafti të mos shqyrtohet nga komisioni ku kanë hedhur firmën 26 parti, nuk mund ta dredhin në dritën e diellit. Është një detyrim për dy forcat kryesore që të miratojnë një reformë, ku vota të jetë e barabartë”, u shpreh Milo, pas intervistës së të premtes të kryeministrit tek “Zëri i Amerikës”.
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se në prononcimin e fundit publik kryeministri Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë për zgjedhjen e formulës që materializon propozimet e partive të vogla. “Nuk ka mundësi që drafti të mos shqyrtohet nga komisioni ku kanë hedhur firmën 26 parti, nuk mund ta dredhin në dritën e diellit. Është një detyrim për dy forcat kryesore që të miratojnë një reformë, ku vota të jetë e barabartë”, u shpreh Milo, pas intervistës së të premtes të kryeministrit tek “Zëri i Amerikës”.
Më tej ai është ndalur edhe në rezultatet e Demokracisë sociale në zgjedhjet e fundit vendore.
“Përballuam një sfidë në zgjedhjet vendore, fituam 270 këshilltarë. Zgjedhjet e ardhshme janë sfida jonë e radhës”, u shpreh Milo duke shprehur bindjen e plotë për fitim të koalicionit opozitar në zgjedhjet e ardhshme përmes një fronti opozitar.
BERISHA PËR REFORMËN ZGJEDHORESali Berisha: Tani, që të jem i hapur, edhe në reformën e parë edhe në të dytën, iniciativën e ka opozita, sepse e gjykoj, që ky është rregulli në tërësi. Nuk mund të them në gjithçka, por në tërësi. Është bërë një punë shumë e madhe d.m.th janë formuluar shumica e kapitujve, ka mbetur një ose dy kapituj të Kodit Zgjedhor për rishqyrtimin tërësor sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe
OSBE-së. Ka disa probleme që duhet të pranohen d.m.th ka një zhvendosje të madhe drejt teknologjisë, e cila nga ODIHR-i nuk shihet me kaq simpati, por ne kemi besim se ajo funksionon dhe ne e kemi pranuar edhe e pranojmë. Unë gjykoj se ky është sistemi më i mirë, sepse ky sistem i jep fund një lloj rajonizimi gjeografik të papërshtatshëm të forcave politike dhe kjo është meritë e madhe e këtij sistemi. Unë them se vendosja e këtij sistemi e ka përmirësuar në mënyrë thelbësore përfaqësinë e zgjedhësve në parlamentin shqiptar, e kam fjalën për sistemin rajonal. Lidhur me formulën, ajo është çështje e matematicienëve dhe le te merren me të, unë nuk kam ndonjë kundërshtim, por unë nuk besoj të ketë kërkuar kush ndryshimin e sistemit rajonal. Sistemi rajonal është një sistem shumë i mirë për mendimin tim, shumë më i mirë se i pari, sepse përpara p.sh., ta zëmë se zgjedhësit e PD të Vlorës për shkak të përqindjes mbeteshin të papërfaqësuar në parlament, po kështu mbeteshin ata të PS në Shkodër e kështu me rradhë; tani janë të përfaqësuar kudo dhe kjo është një meritë e këtij sistemi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44