TIRANE- Diplomacia shqiptare duhet të qëndrojë jashtë politikës. Kështu u shpreh historiani Paskal Milo i ftuar në studion e “A1 Report” në emisionin “Tete a tete”. Gjatë bisedës, Milo është ndalur tek politika e jashtme shqiptare në vite dhe tek reformimi i diplomacisë shqiptare.
“Ministria e Jashtme duhet të rikthhet dhe të bëhet një përfaqësues i denjë i shtetit shqiptar jashtë vendit. Dhe rekrutimi i punonjësve të rinj në këtë dikaster të bëhet në sajë të aftësive, me konkurse të vërteta, në mënyrë që njerëzit që do përfaqësojnë diplomacinë shqiptare të ketë aftësitë e duhura”, u shpreh Paskal Milo.
Shteti duhet të jetë shumë i kujdesshëm në reformimin që i bën sistemit të diplomacisë. Pagesat e diplomatëve janë të ulëta. Janë hapur shumë ambasada. Në ato vende ku nuk ka komunitet shqipatr duhet të mbyllen ambasadat, dhe fondet të fokusohen tek ato vende ku shihet e nevojshme, dhe të forcohen ambasadat në qendrat e mëdha të politikës shqiptare në arenën ndërkombëtare", tha Milo.
Mbiemërimet e reja të ambasadorëve, Milo theksoi se janë njerëz të përgatitur që rikthehen në shërbimin diplomatik në staturë tjetër. Janë diplomatë me përvojë, që thirren për të shërbyer në funksion të politikës së jashtme shqiptare. Nuk ka rëndësi çfarë ngjyrash politike si të majtë apo të djathtë. Të gjithë duhet të kenë një qëndrim, një veprim, kështu duhet të jetë këtej e tutje, se nuk ka qenë deri tani. Por nëse duam një shërbim diplomatik të qëndrueshëm, që të përfaqësojë shtetin duhet të ecim në këtë rrugë, që po hapet. Këto emërime tregojnë se ka një perceptim tjetër. Është përpjekje serioze", ka deklaruar Milo.
Kemi një marrëdhënie me partnerë strategjikë. Si e shikoni marrëdhënien me Greqinë ku ka tre çështje të pazgjidhrua: Çështja çame, e kufijve dhe ligji i luftës, ka qenë pyetja e gazetares Sadiela Olloni.
"Këto çështje janë në axhendën e qeverisë, disa kanë rrënjë historike, sepse nuk janë zgjidhur në kohën e duhur nga qeveritë e mëparshme. Vëmendja në marrëdhëniet me fqinjët s’duhet të jetë e kaluar, por e ardhme. Mënyra si do ecim në rrugën e integrimit në BE. Greqia është partner i Shqipërisë natyrshëm, jemi në NATO dhe si e tillë do trajtuar dhe është trajtuar nga gjithë qeveritë. Problemet të vihen në tryezë të dëgjohen argumentet dhe të bëhen përpjekje për zgjidhje. Për disa probleme mund të jenë ezauruar instrumentet ligjorë", u përgjigj Milo.
Mbi ligjin e luftës ai tha se nuk funskionon më, nëse duam të jemi realistë. Peticioni është marrë në qershor 1999 nga ambasada jonë në Athinë, ku në një notë kërkoi të dinte nëse ekziston ligji i luftës dhe erdhi përgjigja se ekziston. Zyrtarisht ekziston, por realisht nuk ekziston. Nuk mund të jesh në gjendje lufte, kur ke nënshkruar traktat miqësie, kur je në NATO, kur ke marrëdhënie diplomatike, kur ke 700 mijë shqiptarë. Ka një numër arsyesh realiste. Të prekshme, që e bëjnë ligjin e luftës nul", shpjegoi Milo.
Mbi çështjen çame, ish-kreu i Ministrisë së Jashtme tha se ajo do trajtuar me realizëm në kushtet në të cilat ndodhte sot marrëdhënie mes dy vendeve. S’mund të trajtohet si në 1945-1948, kur ajo që ndodhi ishet e freskët, aposi para 20 vjetësh kur heshtej për të. "Çështja Came ekziston mes marrëdhënieve. Do vullnet politik, jashtë kësaj nuk ka agjidhje. Një numër problemesh në gjykatën e Strasburgut, duhen trajtuar me kujdes, por pa e tepruar që të dalin në krye të axhendës. Me Greqinë kemi aleancë strategjike për integrimin në BE. Të tjerat vijnë pas".
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com