TIRANE - Tranzicioni i qetë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në të cilat Partia Socialiste fitoi pasi qëndroi në opozitë për tetë vite, rrit shpresat ndërmjet zyrtarëve, analistëve dhe qytetarëve që vendi shumë shpejt do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. BE nënvizon se vlerësimi pozitiv për zgjedhjet ishte kryesor për progresin në rrugën drejt BE.
Në një deklaratë të përbashkët, komisionerët e BE, Catherina Ashton dhe Stefan Fule thanë se procesi elektoral ishte i ndershëm dhe qeveria e re duhet të fillojë nga puna për integrimin e Shqipërisë në BE. “Duhet të sigurohet se axhenda e reformave të vendit duhet të ndiqet në mënyrë energjike dhe procesi i integrimit evropian duhet të rifitojë vrullin e rinovuar” thonë Fule dhe Ashton.
Një raport mbi zgjedhjet i ODIHR gjithashtu vlerëson se progresi pozitiv elektoral në Shqipëri, pavarësisht dhunës ku një mbështetës i opozitës mbeti i vdekur dhe një kandidat për deputet mbeti i plagosur në një shkëmbim zjarri. “Shqipërisë i mungojnë shembujt konkretë të zyrtarëve që duhet të dënohen për korrupsionm sidomos në nivele të larta vendimmarrëse, në një kontrast të qartë me vendet e tjera që filluan procesin e integrimit...
Ndryshimet thelbësore të qeverisë së re në vitet që do të vijnë, janë ndryshimet e eksperiencës së kaluar të pandëshkueshmërisë dhe kontrollit të institucioneve të pavarura. Ndryshime të forta në këto fusha do të sjellin një progres të vërtetë dhe sinjifikant në procesin për anëtarësim në BE” thotë Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri. Pas një mosmarrëveshjeje tre vjecare, parlamenti votoi me konsensus një “paketë integrimi” një muaj përpara zgjedhjeve.
Tre ligjet kkanë të bëjnë me reformën në administratën publike, në gjyqësor dhe procedurat parlamentare. “Qeveria e shqipërisë ka përmbushur detyrimet dhe Komisioni Evropian vlerësoi kriteret teknike. Ne do të përmbyllim raport progresin përfundimtar në gusht, në të cilin komisioni do të marrë një vendim, dhe do të publikojë raportin e tij në tetor.
Unë jam optimiste që Shqipëria ka arritur të gjitha detyrimet për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE” tha për SETimes, Ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu. Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat për në BE, në prill 2009. Tetorin e kaluar Komisioni Evropian rekomandoi se do të jepte statusin e vendit kandidat për vendin, duke kërkuar që të përmbusheshin reformat e kërkuara për sektorin gjyqësor dhe të administratës publike.
“Shqipëria tregoi se eci përpara në arritjen e standarteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo inkurajon Shqipërinë dhe shqiptarët që të ecin përpara në plotësimin e standarteve përkatëse për të marrë statusin e vendit kandidat” deklaroi ish ministri i Jashtëm Paskal Milo. “Nëse nuk do të ketë komplikime derisa qeveria e re të marrë detyrën në shtator, unë besoj se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat gjatë këtij viti, në nëntor” tha Milo.
Marrë nga SETimes
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com