BERAT, 12 Qershor/ATSH/- Paskal Milo ishte në Berat ku zhvilloi një takim me anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokracia Sociale.
Ai foli për programin e kësaj partie dhe alternativën që përfaqëson.
"PDS sloganin e saj e ka 'Vëmendje qytetarëve' dhe jo pa qëllim e kemi vënë dhe nënvizuar këtë slogan, sepse ne duhet ta kemi vëmendjen te qytetarët. Jo vetëm atëherë kur na nevojitet vota e tyre, por duhet ta kemi vëmendjen e qytetarëve që nga dita kur ne marrim votën e tyre dhe që duhet të plotësojmë ato kushte për të përmirësuar jetën e tyre, për ta bërë atë më të mirë", tha Milo./a.g/