Milo: Negociatat në qershor, në
2023 në BE! Shehi:Pengesë krimi

Milo: Negociatat në qershor, në<br />2023 në BE! Shehi:Pengesë krimi<br /><br>
Shqipėria afėr apo larg Brukselit? Kryetari i LZHD, Dashamir Shehi, i PDS Paskal Milo dhe gazetari Ilir Yzeiri me Ilir Kalemajn kanë debatuar sonte nė emisionin ‘Repolitix’ pėr mundėsinė e hapjes sė negociatave dhe integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Të pranishmit kanë komentuar në Report Tv deklaratat Fleckenstein se negociatat mund të hapen në 6 mujorin e parë të 2018.

Paskal Milo beson se në qershor Shqipëria do të hapë negociatat me BE. “Knut Fleckenstein e theksoi se vendimi i takon KiE, ka matur pulsin që rreh në Bruksel. Suksesi i Shqipërisë, llogaritet edhe një meritë edhe e raportuesit.

Knut Fleckenstein ishte i kujdesshëm, duke pasur parasysh edhe një kombinim të rrethanave dhe dëshirës së tij. Unë besoj dhe uroj që negociatat të hapen brenda vitit të ardhshëm. Shpresoj nëse do të shkojnë mirë punët në Shqipëri, besoj nga qershori i 2018 do të hapen” deklaroi Milo.

Ndërsa Dashamir Shehi shikon si problemin kryesor, drogën dhe krimin, por shprehet se edhe opozita ka pjekurinë e duhur që të urojë që procesi të hapet. “Negociatat lidhen me situatën. Natë për natë kapet nga një skaf me drogë që kapet nga shërbimet e huaja, shqiptarët në krye të bandës, janë kapur nga shërbimet amerikane, droga doli nga brigjet tona. Situata është e rëndë.

Hapjen e negociatave mund ta pengojë vetëm krimi. Uroj që të hapen negociatat, kam shpresë. Unë gjykoj që opozita e ka të gjithë pjekurinë që të urojë që të hapen negociatat, pasi është një avantazh edhe për Shqipërinë, pasi në mos nesër apo pasnesër do të vijë në pushtet. Po qe pë detyra ne nuk hyjmë edhe për nja 20 vite, por për arsye politike po. Shpresoj që në Bruksel të mbyllin një sy dhe të hapin negociatat”.

Në analizën për nxjerrjen e fajtorëve për ngecjen e procesit të integrimit, Paskal Milo thotë se përgjegjësia kryesore për zvarritjen e procesit është e Partisë Demokratike. “Nga viti 1992-96 Shqipëria eci mirë me marrëveshjet, por problemi ngeci dhe është përgjegjësia e PD, pjesë ka qenë edhe Shehi atëherë. Pas manipulimit të zgjedhjeve të 1996 u stopua procesi, asokohe në shkurt u premtua për nënshkrimin e  MSA dhe ishte në rrugë të mbarë, por zgjedhjet e stopuan. Më pas ishin ngjarjet e 1997, ku përgjegjësia e PD është e njohur.

Pastaj qeveria socialiste e mori procesin nga e para pas 1997. Gjatë 4 vite që kam qenë ministër i Jashtëm kemi pasur një ecuri të kënaqshme. Romano Prodi na tha tre herë në 28 nëntor 2001 ‘stabilitet, stabilitet, stabilitet’, ajo që ka munguar në Shqipëri’.

Megjithatë Milo shprehet se koha e humbur mund të rikuperohet dhe nëse opozita dhe qeveria bëhen bashkë në 2023 Shqipëria mund të anëtarësohet në BE. “Nëse negociatat do të hapen vitin tjetër në qershor, mos kujto se në korrik do hapen negociatat, jo, do të hapen nga vjeshta pas negocimit të kapitujve të caktuar. Ta harrojnë ata që mendojnë që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE në 2019, unë them se varianti më optimist është 2023, realisti është 2027. Nëse krijohet një front unik mes qeverisë dhe opozitës për të plotësuar kushtet nuk është e pamundur që edhe në 2023 Shqipëria të anëtarësohet në BE”. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje