Milo: Qeveria nuk respekton ligjin
nuk konsulton koncesionet me ne

Milo: Qeveria nuk respekton ligjin<br />nuk konsulton koncesionet me ne
Qeveria nuk zbaton detyrimin ligjor për të konsultuar koncesionet me Autoritetin e Konkurrencës.
 
Gjatë paraqitjes së raportit të vitit 2015 në Kuvend, kreu i këtij institucioni Lindita Milo tha se Autoriteti është anashkaluar në pjesën dërrmuese të rasteve të miratimit të kontratave koncesionare. 

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i kontratave koncensionare ka rezultuar se përgjithësisht gjatë procedurës për dhënien e koncesioneve vazhdon të mos respektohet neni 69 i ligjit, për të marrë vlerësimin e autoritetit gjatë procedurës së dhënies së të drejtave ekskluzive” ka thënë Milo.
 
Kryetarja e Autoritetit të Konkurëncës Lindita Milo ka paraqitur në Kuvend sektorët e hetuar gjatë vitit 2015 për dyshime të shkeljes së ligjit, mes të cilëve bien në sy tregu i naftës, i cigareve, i vezëve, por edhe tenderat për Unazën e re të Tiranës.

Tregun e prokurimeve publike në ndërtimin e unazës së re të Tiranës, tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve, tregun e komunikimeve elektronike, tregun e blerjeve të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga operatori i OSHEE,tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të vezëve, tregun e importit e shitjes me shumicë së cigareve të trafikuara, tregun e transportit tregtar të pasagjerëve, tregun e shërbimit të hotelerisë” tha ajo.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)