Milo: Studimet për luftën shqiptaro
-gjermane, pa paragjykime politike
 

Milo: Studimet për luftën shqiptaro<br />-gjermane, pa paragjykime politike<br /> 
Libri i historianit Paskal Milo “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” është vlerësuar në promovimin e kësaj të premteje si libri i parë në historinë diplomatike të marrëdhënieve me Gjermaninë.

Studimi trajton disa çështje të debatueshme historike, si bashkimi i nacionalistëve  shqiptarë me pushtuesin gjerman e më gjerë.

Historiani Mariglen Kasmi e ka vlerësuar librin e Paskal Milos për ndriçimin e këtyre çështjeve.

‘’Në libër analizohen jo vetëm politikat pushtuese gjermane, por po ashtu merret edhe në lupë shkencore edhe qëndrimi i grupimeve vendase si ndaj pushtuesve po ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit. Autori mban një qëndrim kritik ndaj të gjitha palëve shqiptare të përfshira në konflikt, duke bërë një analizë të drejtpeshuar të situatës politike dhe ushtarake prej vjeshtës të vitit ’43 deri në nëntor të vitit ’44’’, u shpreh Kasmi.
 
Vetë Paskal Milo rrëfen objektivin e tij për të realizuar këtë studim që sipas tij shkon përtej paragjykimeve politike.
 
‘’Historia është një përvojë e gjatë marrëdhëniesh njerëzore për çdo vend dhe popull. Në histori të tilla marrëdhëniesh ka ulje dhe ngritje që varen nga rrethanat historike dhe nga politikat e faktorët e veçantë të kohës. Prandaj në marrëdhëniet shqiptaro-gjermane duhet të shikojmë aspektet pozitive, kontributet që janë dhënë, gjithnjë me sesnin e mirë që popujt nuk janë fajtorë. Përgjegjësitë i kanë qëveritë’’
është shprehur Milo.
 
Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i botuar nga “Toena” është vlerësuar edhe nga ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz e cila theksoi vështirësitë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Gjermaninë, të cilat nisën vetëm në vitin 1970.

Ambasadorja Shyt u shpreh se pas kësaj periudhe këto marrëdhënie kanë qenë intensive për demokracinë e Shqipërisë dhe ndihmesën për të shkuar drejt Bashkimit Europian. 

[gallery]19483[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin