Milo: Vijojnë negociatat me PS, jo në një koalicion me të djathtën

Partia Demokracia Sociale  do të vazhdojë negociatat me Partinë Socialiste deri në afatet e fundit ligjore për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet vendore.
Por në rast të kundërt, PDS  e drejtuar nga Paskal Milo do të rishikojë një alternativë tjetër për të dalë në zgjedhjet e 21 qershorit por jo në një koalicion me të djathtën.
Kjo u bë e ditur sot nga vetë kreu i PDS-së Paskal Milo në një prononcim për mediat pas mbledhjes me Komitetin Drejtues Kombëtar të kësaj force politike.
"Jemi në pritje të mesazheve konkrete nga Partia Socialiste. Negociatat do të vazhdojnë deri ditën e  fundit që lejojnë afatet ligjore për nënshkrimin e koalicioneve elektorale", tha Milo duke shtuar se në të kundërt, "do të rishikojmë alternativa të tjera për të dalë në zgjedhje".
"Nuk bëhet fjalë që Demokracia Sociale të shkojë në një koalicion me të djathtën për shkak të ndryshimeve programore që kemi", ka deklaruar Milo./atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë