MILOT - Dy persona tentuan të grabisin me armë dhe maska një familje kosovare, e cila lëvizte me automjet në rrugën e Kombit në Milot.

Sipas korespondetit të Shqiptarja.com, Julian Hila, policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve të cilët po grabisnin me dhunë familjen kosovare. Prezenca e rastësisshme e një patrulle policie e la tendencën e të rinjve për të grabitur, thjesht një tentativë.

Bëhet fjalë për shtetasit e arrestuar Damjan Prela dhe Ervis Alia nga Mamurrasi, të cilët ndaluan makinën me të cilën udhëtonte familja drejt Kosovës, me qëllimin për ta grabitur atë.

Ngjarja ka ndodhur orët e pasdites së sotme në kryqëzimin e rrugës së Kombit në Milot.

(Gre.M/Shqiptarja.com)