Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka deklaruar sot nga Vlora se reformat e reja janë thelbësore për një qasje të re me biznesin.

Teksa ka folur në forumin Ekonomik të Vlorës, Ekonomi ka renditur një sërë ndryshimet ligjore të cilat, sipas saj, kanë pasur e do të kenë ndikim tek marrëdhënja e re me biznesin nga ana e qeverisë.

Sipas saj, legjislacioni mbi Partneritetin Publik Privat orientohet nga parimet bazë të transparencës dhe mos-diskriminimit; Legjislacioni mbi TEDA është një nga ndryshimet më pozitive të kuadrit ligjor ekonomik; synon veniën në dispozicion të zonave teknologjike dhe ekonomike bizneseve që kërkojne të investojnë.

Po ashtu, legjislacioni mbi Investimet Strategjike jep garancinë maksimale ligjore për investitorët vendas dhe të huaj; Ligji i ri mbi Turizmin  përmirëson në mënyrë thelbësore kushtet për investime serioze në turizëm dhe zhvillim të garantuar të sektorit; Qeveria, sipas saj, ka jetësuar komunikimin me biznesin nëpërmjet Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe Këshillit të Investimeve si dhe konsultimin e vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë (FMN, Banka Botërore, BERZH etj).

Ekonomi ka shtuar se, sipas Raportit “Doing Business Report 2016”,  Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë disa reforma strukturore në:Mbrojtjen e interesave të  investitorëve duke u renditur në vendin e 8-të. Qeveria ka forcuar mbrojtjen e investitorëve duke implementuar  detyrimin ligjor për deklarimin  e transaksioneve dhe Tregtinë përtej kufijve, duke u renditur në vendin e 37-të.Qeveria ka lehtësuar procedurat e eksportit duke implementuar një sistem elektronik inspektimi, orientuar në vlerësimin  e riskut, i cili ka  reduktuar kohën për procedurat kufitare.

Ajo ka thënë se, Shqipëria ofron mundësi të mëdha investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme  ekonomike si: Energjia & Industria Minerare; Transport & Logjistikë; Turizëm; Bujqësi; Manifakturë. Duke listuar disa procedura të thjeshta administrative për realizimin e projekteve të investimit si: Shërbimi i regjistrimit dhe licencimit/lejimit të aktiviteteve realizohet në të gjithë RSH, sipas modelit të qendrës me një ndalesë, në kohë shumë të shkurtër dhe  me kosto minimale dhe Aplikimi për përfitim të statusit “Investitor/Investim Strategjik Procedurë e Asistuar/e Veçantë” realizohet sërish sipas modelit të qendrës me një ndalesë.

Fjala e Ministres Ekonomi ne Forumin Ekonomik te Vlores‏
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)