Vendimi i përfolur i qeverisë për të rritur taksën mbi karburantet, sipas opozitës, do të japë efekt zinxhir në ekonomi. Ish-zv.ministri i Financave dhe ish-ministër i Ekonomisë, deputeti i PD Florjon Mima tha se, me rritjen e kësaj takse, qytetarëve do t’u merren më shumë se 90 milionë euro plus. Aktualisht, taksa e qarkullimit është 17 lekë për çdo litër karburant dhe pritet që fillim të vitit pasardhës të bëhet 27 lekë, plus 5.4 lekë TVSH. Kjo do të rritë çmimin në treg.