Mimi Kodheli dhe Brunilda Paskali 
dhurata për fëmijët e "Zyber Hallullit”

Mimi Kodheli dhe Brunilda Paskali <br />dhurata për fëmijët e
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura u bënë pjesë e aktivitetit “Festat duan dashuri”, të organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në 28 qendra të përkujdesit rezidencial anembanë vendit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në kryeqytet, ku bashkë nënkryetaren e bashkisë së Tiranës Brunilda Paskali, shpërndanë dhurata për fëmijët e kësaj qendre.

Fillimisht të pranishmit ndoqën programin artistik, me vjersha, këngë dhe kërcime, të përgatitur nga fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Më pas ministrja Kodheli, si një ish – nxënëse e shkollës “Kosova”, tregoi lidhjen e veçantë që ajo ka me këtë institucion. “Kam qenë prezent këtu çdo fundvit, pasi kam një lidhje të veçantë me këtë institucion. Kam pasur fatin të shkoj në shkollën fillore krejt pranë institucionit, shkollën ‘Kosova’, dhe ishte traditë që në klasat tona të kishte gjithmonë fëmijë që vinin nga ky institucion. Kështu që unë jam rritur me fëmijë që vinin nga ky institucion dhe i kujtoj akoma emrat e tyre”- u shpreh Kodheli, e cila foli edhe për nevojën që këto shtresa të shoqërisë kanë për përkujdesjen jo vetëm të strukturave shtetërore, por të të gjithë shoqërisë. 

“Unë do t’i bëja një apel të gjithë qytetarëve, ta kthejnë kokën më shpesh nga këto institucione apo nga fëmijët në nevojë sepse vetëm kështu shoqëria shqiptare do të mundet më tepër ta respektojë veten për atë çka bën dhe për atë çka mund të demonstrojë se është në gjendje të bëjë. Të dhënit pak nga vetja për të tjerët sidomos për ata që kanë nevojë, sidomos për shtresën më vulnerabël të shoqërisë që janë fëmijët”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes.

Më tej ministrja Kodheli vlerësoi ministrin Blendi Klosi dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës Brunilda Paskali për organizimin e këtij aktiviteti, pa harruar të falenderojë edhe Forcat e Armatosura, rolin të cilëve në këtë fushatë e konsideroi si shumë të rëndësishëm.

“Një falenderim i veçantë i shkon Forcave të Armatosura, të cilët shërbejnë në çdo ditë të vitit qofshin këto festa qofshin ditë më diell, me shi, me borë, qofshin ditë të zymta apo ditë të gëzuara, nuk ka rëndësi. Forcat e Armatosura janë gjithmonë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë dhe janë edhe këtu prezent sot për të dhënë një mesazh të fortë që vetëm duke i shërbyer shoqërisë ne mund të bëjmë gjëra të mira bashkërisht, dhe të ecim në rrugën që fati na ka caktuar të ecim, atë të ndriçimit të Shqipërisë, të pasjes më shumë dritë, më shumë pasuri, më shumë mirësi, më shumë bujari, më shumë dhurata, më shumë pasuri, më shumë ushqim dhe më shumë dashuri”, përfundoi ministrja Kodheli.

[gallery]20329[/gallery]
Pas festës dhe shpërndarjes së dhuratave, ministrja Kodheli ofroi një drekë për fëmijët në mensën e Garnizonit Skënderbej, ku dhe vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura. 

Veç shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”, gjatë ditës së sotme, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi aktivitete me tematikë “Festat duan dashuri” edhe në 27 qendra të tjera të përkujdesit rezidencial në të gjithë Shqipërinë.

Për rreth 500 përfitues, fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar, viktima të dhunës dhe trafikut, që qëndrojnë në këto qendra, u shpërndanë dhurata dhe u organizuan festa, të cilave iu bashkuan kryeministri Rama, anëtarët e kabinetit qeveritar, deputetë, kryetarë bashkie, partnerë mediatikë, organizata qeveritare dhe personazhe publikë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!