Mimoza Shkodra martohet me Adrian Gaxhën?! Mos i humbisni pamjet e dasmës

Mimoza Shkodra martohet me Adrian Gaxhën?! Mos i humbisni pamjet e dasmës

Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha, të veshur si nuse e dhëndër

Mimoza Shkodra i ka lënë gojëhapur të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo u shfaq e veshur nuse me fustan të bardhë, por ajo që na surprizoi më tepër ishte se dhëndri që qëndrontë krah saj ishte këngëtari Adrian Gaxha.

Të kapur për dorë dyshja u pa në një ambjent festiv në një lokal që ishte i mbushur me shumë njerëz dhe këngëtarë shqiptarë. Mimoza shihet gjithashtu teksa kërcen me të gjithë të ftuarit. Ndërkohë që të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale kanë dashur të dinë se cfarë po ndodh vërtet, asnjëri nga këngëtarët nuk ka preferuar të flasë.

Kujtojmë që ylli i muzikës sapo është ndarë nga këngëtari Seldi Qalliu me të cilin qëndroi për gati 2 vite në një lidhje të konsoliduar. Ndërkohë këngëtari Gena i ka uruar me anë të një postimi në rrjetet sociale. "Në kokë të beqarëve,"- shkruan ai krahas fotos ku shfaqet me çiftin. 

Postim i bërë nga Gena 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:55
“Mund të martohem me kë të dua”, Mimoza Shkodra zbulon të vërtetën e dasmës me Adrian Gaxhën

Të gjitha portalet për pak sa s’u çmendën nga lajmi se Mimoza Shkodra i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar me këngëtarin Adrian Gaxha. Ajo u shfaq në shumë postime në rrjetet sociale e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndër në krahun e saj qëndronte Adriani.

Por e vërteta qëndron krej ndryshe. E gjitha kjo bëhet fjalë për një emsion që do të transmetohet në fundvit nga Labinot Gashi, moderatori i njohur në Kosovë, dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë Mimoza me anë të statusi në rrjetet sociale.

Kjo vlen vetem për ata që akoma nuk e kuptuan që ka qenë vetëm një Shoë "Lojë" ne “OpopLabiParty” e bukur dhe shum qesharake qe do të transmetohet ne “KTV” edhe pse si çift boll mire kishim shku, thjesht na ka ra shorti edhe esht për t’ju argetu juve për t’ju knaq juve naten e vitit e ri.

Edhe sikur te ndodhte diqka e tillë ne te vertet , jam Beqare dhe mund martohem kur te dua un dhe nuk me intereson fare për mendimet e atyre qe nuk kan me çka mu mar tjeter pos me punet e huaja. Kurse nji falenderim i madh nga zemra, shkon për ata fansa qe me përkrahin gjithmon . Ju përqafoj , faleminderit për komplimentet, faleminderit qe mboni mu ni mire. Ju dua! Faleminderit edhe prej atyne qe po komentojn palidhje pom inspironi qe tpunoj akoma ma shum,”- shkruan Shkodra krahas një videoje ku shihet teksa kërcen me Adrian Gaxhën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Ujku mjegull do', Wolves mposhtin 2-0 Man. United! 'Djajtë' në krizë

VIDEO/ 'Ujku mjegull do', Wolves mposhtin 2-0 Man. United! 'Djajtë' në krizë