BULQIZE - Vijon dita e tretë e protestave të minatorëve të Bulqizës të cilët nuk janë lejuar nga ACR që të punojnë në galerinë D.
Rreth 66 minatorë protestues, janë punonjës të firmës “Tur-Alba” të nënkontraktuar nga ACR, ndërsa kjo e fundit ka ngritur pretendimin se firma turke nuk ka realizuar investimet e për këtë arsye ajo ndërprerë marrëveshjen.
Pezullimi nga puna në galerinë D nga ACR-ja, i ka detyruar minatorët të vijojnë protestën e dhe në ditën e sotme, teksa thanë se nuk lëvizin deri në orën 15:00, pa marrë përgjigje nga ACR.
Dy ditë më parë, minatorët e Bulqizës protestuan para galerisë të minierës sepse nuk u lejuan nga policia private e firmës ACR për të vijuar normalisht punën pas tre muajsh për ringritjen e galerisë në zonën D.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com