TIRANE- Muaji shtator do të sjell një reformë tjetër në sektorin e pensioneve. Ministri i Mirqenjes Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj theksoi dje në Komisionin e Ligjeve se në muajin shtator do të sillen për votim në Kuvend 4 deri në 5 ligje të reja përsa i përket pensioneve suplementare. Ai u baza tek kategori të veçanta të cilat marrin pension suplementar ose pension të parakohshëm. Ndër kategoritë kryesore që preken janë minatorët, policët, naftëtarët etj të cilët me reformën aktuale nuk përfshihen. “Pas ligjit bazë do të jenë disa ligje të tjera dhe do të jenë ligjet për pensionet suplementare. Nuk do të preket formula që po miratojmë. Do të jenë 4-5 ligj që mbi ligjin bazë duhen riparë. Të drejtat e rifituara deri më sot nuk ndryshojnë”,- theksoi ministri në fjalën e tij në Komision.
/Shqiptarja.com











