BULQIZE - Minatorët e Bulqizës paralajmërojnë sërish protesta e mandej edhe grevë urie nëse firma kontraktuese “Turalb” nuk u plotëson të gjitha kushtet e punës. Janë rreth 100 minatorë të zonës D të cilët kanë paralajmëruar protesta, pasi firma “Turalb” kontraktuese nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që kanë ranë dakord mes palëve pak muaj më parë, kur minatorët ndërprenë punën në galeri.

Minatorët kërkojnë investime në galeri, përmirësim të kushteve të punës, sigurimet shoqërore dhe të njohë raportet shëndetësore në rast të aksidenteve në ambientet e punës.

Sipas kreut te sindikatave të zonës D në minierën e Bulqizës, Agron Basha janë shtuar edhe 28 minatorë të tjerë nga vetë firma turke, por as këto të fundit nuk janë paguar me pretekstin se nuk kanë numër llogarie në bankë.

Minatorët e Zonës D, ku konçensionare është firma “Turalba”, që me ardhjen e kësaj të fundit janë shprehur të pakënaqur për kushtet e krijuara nga firma koncensionare në frontet e punës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)