Janë rreth 300 mijë shtetas në Republikën e Shqipërisë të cilëve nuk u dihet adresa. Për të zgjidhur këtë problematikë shteti do të dalë sërish derë më derë, në një formë minicensusi, për të regjistruar adresat e çdo shtetasi.
Deklarata vjen nga drejtori i gjendjes civile Bledar Doracaj gjatë raportimit në Komsionin e Ligjeve për ndryshimin e ligjit të gjendjes civile.
‘’Ka filluar tashmë në gjithë Shqipërinë projekti për regjistrimin, ne e kemi quajtur popullimi për bërjen funksionale të një sistemi të adresave. Siç e dimë sistemi i adresave në Shqipëri është i paazhurnuar që nga viti 2010. Qeveria shqiptare ka mbështetur këtë proces, dhe së bashku me OSHEE kemi filluar projektin e popullimit. Kemi filluar të trokasim derë më derë. Janë rreth 300 mijë qytetarë me adresa të panjohur’’, u shpreh Doracaj.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO