Kuvend/ Çupi pyet Manastirliun për minimumin jetik: Kur pritet të miratohet?! Ministrja: Vullneti ynë të rrisim mbështetjen për familjet në nevojë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në Kuvend ka ngritur një sërë pyetjesh kundrejt ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sa i takon minimumit jetik. Në fjalën e saj deputetja e PD-së Dhurata Çupi, duke ju drejtuar ministres Manastirliu u shpreh se Shqipëria vazhdon që të mos këtë një akt ligjor apo nënligjor të miratuar që përcakton minimumin jetik, e për rrjedhojë edhe detyrimin e shtetit shqiptar që t’i garantojë çdo qytetari një pagesë të barabartë me minimumin jetik.

‘Shqipëria vazhdon të mos ketë një akt ligjor apo nënligjor të miratuar që përcakton minimumin jetik, e për rrjedhojë edhe detyrimin e shtetit shqiptar që t’i garantojë çdo qytetari një pagesë të barabartë me minimumin jetik, për të siguruar plotësimin e nevojave të tij bazë. Në këto kushte, vlerësoj se kjo është një cështje që meriton të marrë vëmendje e Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj, në mbështetje të nenit 90, pikat 1 dhe 2 dhe nenit 91, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme në seancë plenare:

1.            A ka Ministria juaj apo Qeveria shqiptare një studim sa i përket minimumit jetik, që i duhet çdo qytetari për të siguruar nevojat bazë?
2.            Nëse po, sa përllogaritet të jetë vlera e minimumit jetik? Sa përllogaritet të jetë numri i qytetarëve shqiptarë që jetojnë nën nivelin e minimumit jetik (më pak se 5 dollarë/ditë)?
3.            A jeni njohur me studimin e kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit për përcaktimin e minimumit jetik? Cili është vlerësimi juaj për këtë studim?
4.            A ka marrë ndonjë masë konkrete Ministria juaj apo Qeveria shqiptare për garantimin e këtij minimumi jetik?
5.            A është duke përgatitur Ministria juaj apo Qeveria shqiptare ndonjë akt ligjor apo nënligjor që synon përcaktimin dhe garantimin e minimumit jetik për të gjithë qytetarët shqiptarë që sigurojnë të ardhura nën këtë nivel?
6.            Nëse po, kur pritet të miratohet ky akt ligjor apo nënligjor?

Më e pakta që duhet të kishit bërë sot është të mos i kishit trajtuar njerëzit si statistika! Me siguri, Migjeni do të kishte një kohë të artë krijimi, po të jetonte sot në qeverisjen tuaj, patjetër edhe duke i ardhur turp e marre prej jush që e keni katandisur Shqipërinë në një poemë pa mbarim mjerimi. Ju përmendni si arritje të madhe një rritje të papërfillshme të ndihmës ekonomike apo indeksimin e pensioneve. Është revoltuese si mund të talleni kaq rëndë me njerëzit, në një kohë kur çmimet rriten përditë dhe masat tuaj gjysmake janë gati të pavlera.  Është e pafalshme që ju, në 9 vjet në qeveri, keni marrë borxh rreth 4 miliardë euro, por nuk i keni përdorur ato për të luftuar varfërinë, për të nuk i keni përdorur për të rritur mirëqenien e njerëzve, duke e nisur me përcaktimin ligjor të minimumit jetik.’- tha Çupi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu deklaroi në Kuvend se politikat sociale të qeverisë kanë rezultuar efektive, me rezultate të prekshme tek rritja e shënjestrimit të familjeve më në nevojë në skemën e ndihmës ekonomike. 

“Sipas të dhënave të EU-SILC 2020, të botuar nga INSTAT rezulton që shpërndarja e përfitimit të ndihmës ekonomike mbulon 82,5% nga quintili i parë dhe i dytë (ose i dy grupeve të para të popullatës së vlerësuar), ndërkohë sipas studimit të Bankës Botërore skema e vjetër e ndihmës ekonomike arrinte të mbulonte përpara reformës që ne ndërmorëm, vetëm 22% të familjeve të varfëra”-tha Manastirliu.

Duke folur për rritjen e mbështetjes për familjhet dhe individët në skemën e ndrihmës ekonomike, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Gjatë krizës natyrore të tërmetit dhe gjatë pandemisë, e gjithë vëmëndja ka shkuar për mbrojtjen e atyre më në nevojë përmes paketave të solidaritetit dhe rezistencës sociale. Këtë jemi duke bërë edhe tani, për ti mbështetur nga kriza aktuale, e shkaktuar nga inflacioni i luftës se Putinit, duke forcuar mburojën sociale: Nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të financimit të skemës së NE për mbi 64 mijë familje e individë. Fondi total për këtë program nga 3,6 mld në 2013 shkon në 7,2 mld në 2023”, tha Manastirliu. 

Skema e ndihmës ekonomike është rritur vetëm brenda këtij viti me 20% për të gjitha familjet përfituese të skemës; është dyfishuar për nënat me dy fëmijë e më shumë fëmijë si dje për të moshuarit pa pension pleqërie; është trefishuar për femijët pa kujdes prindëror

Nga ana e saj, deputetja Çupi tha se ka 32 vite dhe ende nuk është miratuar minimumi jetik dhe sipas Çupit as nuk kanë ndërmend që ta miratojnë. Çupi akuzoi qeverinë se janë marrë 4 miliardë euro borxhe, por qeveria nuk i ka përdorur për qytetarët.

‘Jo vetëm që nuk e kanë bërë në 32 vite dhe nuk është miratuar minimumi jetik dhe nuk kanë ndërmend që ta bëjnë. E keni katandisur Shqipërinë në mjerim. Është e pafalshme që ju 9 vite në qeveri keni marrë borxh 4 mld euro, por nuk i keni përdorur për të rritur minimumin jetik dhe mesa shoh nuk e keni ndërmend. Shqiptarët duhet të kuptojnë se me këtë qeveri jo vetëm minimum jetik nuk do të ketë. Ju jeni një qeveri e paaftë dhe e korruptuar. Ju nuk keni minimumin e ndjeshmërisë njerëzor. Janë të rinj që as nuk guxojnë të jetojnë një jetë normale. Po i trajtoni njerëzit vetëm si statistika. Vendosni minumimin jetik.’-  u shpreh Çupi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Nesër Berisha protestë/ Spiropali: Do bëjnë duanë e Putinit! Pretendon se nesër Macron dhe Scholz do dalin në dritare t’i pyesin çfarë halli kanë

1670257902_Screenshot1.jpg

Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare është shprehur se Tirana nuk është zgjedhur rastësisht për të mbajtur Samitin. AJo ka hedhur edhe akuza në drejtim të Ilir Metës dhe Sali Berishës për protestën e 6 dhjetorit.

“Do bëjnë duanë e Putinit, do i shohim me flamuj të BE që i valëzivisin, por me sytë nga Rusia, njësoj si i suleshin Kryeministrisë me molotiv e thika, do jenë protagonistët e Rossiya Segodnya, po përdorin protestën për të provokuar, Non Grata i tmerruar nga mundësia që edhe Europa mund ta penalizojë, haxhiu unë mund të gënjej dhe pak derisa kupa të derdhet. Më dhimbsen se nuk u shoh të ardhme, por vetëm të kaluar, të vërnuar dhe qrruar nga etja për pushtet”, tha Spiropali.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/12/2022 21:09

    Nese ngrihesh te protestosh per te drejtat e tua sot keta perendimoret dhe langot qe kemi ne ne politike ja kane gjetur jeni pro Putin , plus pastaj keta bastardet e politikes dmth mediat qe jane ne sherbim te tyre fillojne dhe e bombardojne cdo njeri qe del per te protestuar jo per rastin e ketij idiotit mbeturines berishes apo metes se ata jane me plera nga rama qe po e shkaterrojne kete vend

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2022 18:34

    Ministresha manastirlesha vullneti i qeverive mbas 1990,pra prej 32 vjetesh ka qene vetem mbushja e xhepave te tyre dhe varferimi gradual i popullit. Eshte turpi madh edhe per ju si ministri e qeveri mos percaktimi i nivelit jetik. Mos percaktimi i ketij niveĺi eshte pasoje e korrupsionit qeveritar qe vazhdon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja