Minishengeni/ Ngjela: Mungon studimi i përfitimeve ekonomike të Shqipërisë! Ne s'duhet t'i dalim kundër Kosovës! Të pritet ngritja e administratës Biden

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur rezervat e tij në lidhje me Minishengenin duke u shprehur se fillimisht ky projekt duhet të konsultohej me ekspertët ekonomik në vend për të kuptuar se kush janë humbje dhe fitimet ekonomikë të Shqipërisë. Ngjela tha në "Repolitix" se kjo marrëveshje para së gjithash është ekonomike e pastaj politike, ndërsa shtoi se administrata e re e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Joe Binden do të jap mendimin e saj dhe do të vendos në të mirë të shqiptarëve, jo si Trump që sipas Ngjelës bëri gabime jo të vogla në interes të shqiptarëve. Në "Repolitix" ishin të ftuar edhe Paskal Milo, Fatos Klosi, Julian Zyla dhe Hysamedin Ferraj.

"Minishengeni duhet te kishte një studim ekonomik në Shqipëri, nuk janë marrëveshje këto vetëm politike, fillimisht është ekonomike. Cilat janë autoritet shqiptare të ekonomisë që ka pyetur ky njeri? Deri tani s'kemi parë asnjë. Fillimisht të kuptohej çfarë humbet dhe fiton Shqipëria nga minishengeni. Pastaj si nuk ka folur ky njeri dhe nuk ka diskutuar me drejtuesit në Kosovë? Kosova është nën mbikëqyrjen e SHBA dhe BE. Presidenti Trump që u largua bëri gabime jo të vogla në interesin tonë dhe Rama u fut në këto gabime për ndërrimin e territoreve. Pastaj kush është ky që po futet në bisedime e marrëveshje me armikun e shqiptarëve? Këshilla ime është që të pritet administrata e re amerikane e Biden dhe sikur këto tonët të bëjnë broçkulla e të firmosin gjëra paraprakisht gjithçka do marri mendimin e administratës së re në SHBA, asaj të Joe Biden", tha Ngjela.

Në lidhje me kërkesën  e Vjosa Osmanit për votimin e një rezolute ku dënohet gjenocidi serb, për avokatin Ngjela Shqipëria nuk duhet të dalë asnjëherë kundër Kosovës dhe nuk duhet nxitur në projekte që prekin dhe atë. Madje avokati shprehet se Kosova duhet të drejtojë motivin shqiptar në Ballkanin Perëndimor pasi është shteti i ri.

"Në këto momente qoftë në qeverinë shqiptare dhe në atë në Kosovë Vjosa Osmani është e vetmja që di të artikulohet politikisht, qarte dhe saktë.  Shteti shqiptar tek ne nuk duhet t'i dali ndesh në asnjë mënyrë asaj në Kosovë. Por sjellja tregon se është kundër Kosovës. Sido që të ndodhtë dhe të mos pranonte formulën e Vjosa Osmanit duhet të tregohej gentlemen. Duhet të shohim politikën e re në SHBA. Asnjëherë nuk flitet pasi ka dalë president i ri, nuk jepen opinione, aq më pak ku një Grenell desh na morri Mitrovicën. Ne nuk kemi aq fuqi sa t'i imponohemi politikës amerikane, ne presim, por shenjat janë që politika Biden do të jetë ndryshe, pse nxiton ky kryeministri ynë? Se nxiton Vuçiç. Kosova drejton motivin shqiptar në Ballkanin Perëndimor se është shtet i ri", tha Ngjela.

 Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi i cilësoi polemikat e Vjosa Osmanit si deklarata politik për konsum të brendshme në Kosovës, duke lënë të kuptohet se ajo mund të krijojë një parti te re.

"Deklarata apo polemikat e Vjosa Osmanit në Tiranë janë për konsum të brendshëm në Kosovë.", tha Klosi

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 18/12/2020 10:45

    Kush e di, kur i mbaron misioni ne hapesire Takut e rikthehet ne toke?! Me siguri ka grumbulluar atje shume te dhena e informacione me vlere!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 18/12/2020 08:06

    Spartaku gdhihet me kete mendim.Ne dreke flet Kimi.pasdite ndryshon mendimi:-perfitimi i shqiperise del i perfunduar dhe i madh.

    Përgjigju
  • Arturo ui: 18/12/2020 00:41

    Bravo spartak je nje analist i vertete,,bio...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja