Ministeriali i Arsimit të Lartë/'Po shtohet urrejtja ndaj institucioneve demokratike', Rama: Na duhet një NATO e arsimit

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që u zhvillua në Tiranë.

Një konferencë e tillë mbahet pë rherë të parë në rajon me pjesëmarren e të gjithë vendeve për tu afruar vlerave themelore të arsimit, ndërkombëtarizimin, lirinë akademike, autonominë institucionale, dimesionin social dhe përgjegjësinë publike të arsimit të lartë.

Rama në fjalën e tij shprehu rëndësinë e arsimit dhe edukimit për brezat e ardhshëm, si mundësi për parandalimin e luftrave dhe gjuhës së urrejtjes.

Ndërkohë solli dhe idenë se duhet ndërtuar një NATO e arsimit.

E ardhmja mbrohet me dije, arsim. Kur sheh që bota demokratike ka patur mundësinë që të përdor kaq shumë para për të bërë rezistencë ndaj një agresioni dhe ndërkohë në fushën e arsimit vazhdon të mbetet si pjesë e buxheteve. Na bën të mendohemi për këtë çështje. Ajo që them unë mund të merret si provokim. Por ka ardhur koha të organizohet një NATO e arsimit. Ajo që shikojmë më shumë është se urrejtja si dhe mosrënia dakord për institucionet demokratike po shtohet shumë në të gjitha cepat e globit. Bazohet në një sistem që e ushqen këtë gjë. Në rast se në imagjinatën ne do të mund te mendonim për konfrontimin e brezave të rinj, brezi ynë është më pak i përgatitur për të përballur nevojat që ka bota jonë për të cilat kemi punuar fort.', tha Rama në fjalën e tij.

Nga ana tjetër, Rama falenderoi edhe delegacionet e Turqisë dhe Hungarisë, të pranishëm në Konferencë, vende të cilat sipas Ramës ka ndihmuar mjaft Shqipërinë edhe përpara Bashkimit Evropian.

Dhe në fund dëshiroj të falënderoj edhe presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë dhe ministrin e Hungarisë. I veçova këta miq pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që bëjnë për të na ndihmuar për të ndërtuar sistemin tonë të arsimit dhe për të mësua nga më të mirët. Turqia dhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur tek ne më shpejt se BE. Vendet tona mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe mundësive që ofron zona e Arsimit të lartë. Duke pasur mundësinë që të shfrytëzojmë dijen e madhe në këto vende. 

Rama vlerësoi edhe figurën e Federica Mogherinit, e cila sipas tij ka bërë mirë që është shkëputur nga faza e sigurisë në BE dhe ka kaluar në lëmin e arsimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:49
‘Të lëmë pas ndasitë e së shkuarës’, Rama: E ardhmja e vetmja hapësirë ku mund të gjejmë më shumë arsye për t’u bërë bashkë

 

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.

Kreu i qeverisë në fund të fjalës së tij dhe edhe një mesazh se vendet duhet të shohin nga e ardhmja dhe jo e shkuara. Rama tha se e ardhmja është e vetmja hapësirë ku vendet do të gjejnë shumë arsye për t’u bërë bashkë, pasi e shkuara sjell vetëm ndasi.

“Ne duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo që është shqetësuese është se ardhmja jonë po përkufizimi nga e shkuara. Dhe e shkuara po përdoret si pikë reference, si burim frymëzimi, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën, e ardhmja duhet të jetë burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do vendosë se cila është e shkuara për ne. E ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për tu bërë bashkë, ndërkohë që e shkuara vazhdon të jetë një vend, një hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithnjë e më shumë arsye për të pasur ndasi me njëri-tjetrin, për të luftuar”, tha Rama.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/05/2024 02:00

    /Po shtohet urrejtja ndaj institucionece demokratike/-thote Rama dhe cilet shkon e falenderon publikisht pas kesaj?! Hungarine e Orbanit dhe Turqine e Erdoganit!

    Përgjigju
  • Sapa: 29/05/2024 11:10

    Krijo nje OFL.Injorant.Mjere ky popull kush e drejton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?