Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli merr pjesë në punimet e ministerialit të NATO-s. Gjatë këtij aktiviteti, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.

Një jetër takim që ministrja Kodheli pritet të zhvillojë, do të jetë me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel.

Vetë Sekretari amerikan i mbrojtjes ka kërkuar këtë takim me ministren shqiptare të Mbrojtjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)